Më se 15 mijë zgjedhës, nuk dinë do të votojnë apo jo në 3 korrik

02/06/2005 Pasaktësi serioze në listat e zgjedhësve
DURRES - Më shumë se 15 mijë zgjedhës në Durrës do të duhet të presin shpalljen e listave përfundimtare, për të parë nëse ata do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 3 korrikut, apo jo si dhe qendrën e votimit përkatës.
Procesi i informatizimit të listave duket se, krahas përmirësimeve në disa drejtime nuk ka mundur të shmangë përfundimisht zbardhjen e listave të plota e të sakta, duke bërë që të shfaqen probleme, deri serioze në anën tjetër.
Të dukshme problemet kanë qenë në drejtim të mangësive në anën drejtshkrimore të emrave, dublimeve, por edhe të lënies jashtë të të drejtës së qytetarit për të votuar, për shak të mosgjetjes në këto lista të emrave.
Ankesa për mangësitë
Të ndjeshme mangësitë së paku të konstatuara janë në një zonë në qytet, njohur ndryshe si Durrësi tradicional dhe zona tjetër që kap periferinë e Durrësit, ku janë vendosur të ardhurit nga rrethe të ndryshme.
Kanë qenë vet qytetarët, ata që kanë vërejtur mangësitë dhe pas tyre një pjesë e problemeve janë deklaruar edhe nga anëtarë të shtabeve elektorale të kandidatëve. Madje, një pjesë e këtyre të fundit nuk kanë hezituar ta cilësojnë shumë problematik, deri në situatë alarmante çështjen e pasaktësive në lista.
Për listat e zgjedhësve janë vënë në lëvizje shumë grupe pune dhe infrastrukturë ndihmëse për të bërë verifikimin, identifikimin, regjistrimin dhe kompjuterizimin e listave me të gjitha elementët e kërkuar. Për shkaqe të ndryshme që janë vërejtur kryesisht në pamundësinë për të mbyllur në afat regjistrimin, grupeve në terren u është dhënë më shumë kohë, ndërkohë që qytetarët kanë pasur deri dy ditë më parë në një hapësirë njëmujore të kontrollojnë emrat.
Qytetarët janë ankuar te shtabet elektorale të zonës ku ata votojnë dhe u kanë bërë të ditur edhe pasaktësitë, apo mangësitë e pretenduara.
Zona 29
Në zonën nr.29, ku përballë do të vendosen kandidati i PD, Gazmend Oketa, me socialistin Gjergj Koja, shtabi i të parit ka pohuar se së paku në lista ka 5 mijë dublime, deklarime të cilat janë bërë edhe nga anëtarë të kampit socialist, por pa dhënë shifra konkrete.
Ajo që është vërejtur në këtë zonë, e cila ka 41855 zgjedhës në listat paraprake dhe mbetet zona me numrin më të madh të votuesve në Shqipëri, është ekzistenca e të njëjtit zgjedhës në dy qëndra votimi, apo nga një zonë në tjetrën.
Kjo është arsyetuar nga shtabet si pasojë që ka ardhur nga transferimi i familjeve në rajone të tjera brenda në qytet, por pa përcjellë dokumentacionet te zyrat e gjendjeve civile.
Për të ndjekur ecurinë e kësaj faze, pesha kryesore ka kaluar tek anëtarët e shtabeve, pasi subjektet elektorale janë tërhequr, me idenë se kjo çështje u përket vetëm qytetarëve, të cilët në përgjithësi kanë qenë më indiferent se në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor të vitit 2003.
Justifikimi
“Paskatësitë janë të kompjuterit”
Në listat e shpallura një muaj më parë rezulton se në pesë zonat elektorale, që përfshihen në Durrës, janë të regjistruar 135.294 zgjedhës, ndërkohë që së bashku me zonën nr.25 në Shijak, kjo shifër shkon në më shumë se 154 mijë.
Burime nga bashkia e qytetit të Durrësit kanë deklaruar, me rastin e shpalljes së listave paraprake të zgjedhjeve, se numri i të regjistruarve për të votuar është rritur me 20 mijë votues më shumë, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2003 dhe kjo për arsye të përfshirjes në lista të shumë shtetasve, banorë të rinj në Durrës.
Ndonëse nuk ka asnjë statistikë zyrtare për numrin e shtetasve, të cilët do të përballen me pasaktësitë e hedhjes së emrave në kompjuterat e zyrave të gjendjes civile, thuhet se ka disa mijëra të tilla.
Nga veprimet matematikore të marra me përafëri nga anëtarë të këtyre shtabeve thuhet se janë afro 15 mijë votues në Durrës, që do të kenë probleme, nëse në listat përfundimtare nuk do të ketë përmirësimet e duhura.
Një tjetër fenomen i kapur kohët e fundit është pasaktësia e hedhjes së emrave të votuesve në kompjuter, duke shpallur në listë emra me gabime drejtshkrimore dhe që u bien ndesh dokumenteve të identifkimit.
Shtabet dhe vet kandidatët i kanë cilësuar gabime njerëzore pasaktësitë e këtij karakteri, por që thonë se vetëm një udhëzim i KQZ-së do të mund t’i riparojë ato.
Të interesuarit kanë bërë të ditur se ka pasaktësi në emrat, mbiemrat, atësinë, datën e lindjes dhe probleme të tjera të ngjashme dhe 5-6 mijë të tilla të pretenduara do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
Pasaktësitë e “kompjuterit” janë argumentuar edhe të qëllimshme, duke rikthyer debatet e zhvilluara në fushatat e tjera për listat.