E Hënë, 2 Nëntor 2026

Poni: Ndarja e kohës televizive penalizon partitë e mëdha

02/06/2005  Sekretari për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ferdinant Poni, tha dje se vendimi i KQZ-së për kohën që i duhet vënë në dispozicion partive politike gjatë fushatës në media diskriminon dy forcat e mëdha politike. Sipas Ponit, vendimi i KQZ-së parashikon 30 minuta për PS dhe PD dhe 15 minuta për partitë e tjera që kanë elektorat shumë herë më të vogël. “Ky vendim është diskriminues, pasi nuk mund t’u lësh gjysmën e kohës partive që mezi arrijnë të futen në parlament. Unë mendoj se kjo ndarje e kohës është në dëm të dy partive më të mëdha politike. Natyrisht ato e kanë elektoratin më të madh dhe minutazhi në dispozicion për të shfaqur alterantivat duhet të jetë më i konsiderueshëm. S'ka kuptim t’i lësh gjysmën e kohës partive fantazmë, vetëm se kanë regjistruar emrin në KQZ dhe nuk justifikojnë as paratë që marrin nga buxheti i shtetit për sa i përket elektoratit“, tha Poni. Sipas tij, vendimi që do të merret sot duhet riparë edhe një herë nga ekspertët e KQZ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›