Xhufi: Ja kërkesat tona ndaj PS për Kodin Zgjedhor
Kryetari i grupit të LSI-së, Pëllumb Xhufi, në një intervistë për “Panorama”, bën publike disa prej kërkesave që kjo parti ka ndaj PS-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
BLEDAR HOTI
Nënkryetari i LSI-së, Xhufi deklaron se, të hënën e ardhshme pritet të ketë një takim me zyrtaren e lartë të PS-së, Valentina Leskaj, duke shpresuar në një rezultat pozitiv mes dy partive politike më të rëndësishme të së majtës.
Aktualisht Parlamenti duket se është i bllokuar, ku disa nisma si reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. Si i gjykon LSI-ja këto dështime të Kuvendit?
Reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi kanë qenë detyrime përmes angazhimeve të kësaj qeverie, për t’u kryer përpara samitit të Bukureshtit të 4 prillit. Pra, ishte një kushtëzim, të cilat kjo qeveri nuk i realizoi dhe natyrisht kjo përbën një përgjegjësi të madhe të saj. Kohët janë shtrënguar së tepërmi dhe vetëm një vit na ndajnë nga zgjedhjet dhe ne nuk kemi të realizuar asnjë nga kushtet për të shkuar në zgjedhjet e lira dhe të drejta. Përveç komisionit të posaçëm zgjedhor, nuk është bërë asgjë për të detajuar këtë ligj zgjedhor, pra për të hartuar një kod të ri elektoral. Deri tani janë kaluar vetëm 20 nene të Kodit Elektoral, që cilësohen standarde, rutinë, në një kohë ku pritet që i gjithë ligji të ketë 140 nene. Këto nene s’kanë ngjallur debate dhe ngelen jashtë trajtimit problemet kryesore, siç është ai i kompozimit të KQZ-së dhe komisioneve të tjera të të gjitha niveleve, siç është problemi tjetër i detajimit të sistemit zgjedhor të cilësuar në Kushtetutë. Në kushtet konkrete, pra Kodi duhet të bëjë një detajim të këtij sistemi, dhe kjo natyrisht nuk është një punë e thjeshtë, se nga kjo varet në fund të fundit edhe evitimi ose prishja akoma më keq e sistemit zgjedhor, i cili me modelin që ka zgjedhur, atë spanjoll, i është larguar frymës dhe principit të sistemit proporcional. Problem tjetër për ne si LSI është ai i votimit të emigrantëve, që u krijua një vështirësi e madhe me propozimin e modelit proporcional rajonal spanjoll. Megjithatë specialistët tanë kanë hartuar një strategji, një skemë të zbatueshme, që e bën të mundur votimin e emigrantëve me këtë sistem zgjedhor që u zgjodh nga PS-PD. Edhe për këtë ne do të dëshironim që të diskutonim paraprakisht me kolegët e PS-së, në mënyrë që në komision të shkojmë me mendime sa më të konverguara që të mos ndeshemi. Pra, t’i evitojnë këto ndeshje, të cilat nuk i shërbejnë edhe klimës së marrëdhënieve mes nesh dhe nuk i shërbejnë edhe rezultatit të zgjedhjeve.
Ju i keni shtrirë dorën PS-së për të bashkëpunuar, pas një periudhe të gjatë kohore mosbashkëpunimi. Disa ditë më parë u përfol një takim mes jush dhe PS-së, por dështoi. A do të tentoni përsëri të zhvilloni ndonjë takim me drejtues të PS-së?
Duke u nisur nga rëndësia e jashtëzakonshme që kanë zgjedhjet e ardhshme, një rëndësi që kalon marrëdhëniet PS-LSI, në fund të fundit, kapërcen edhe interesat e gjithë spektrit politik shqiptar, është një çështje kombëtare për të realizuar një standard në zgjedhje për të siguruar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, ne kemi kërkuar zyrtarisht një takim me kolegët e PS-së për të diskutuar pikërisht për probleme që lidhen me kodin dhe me reformën zgjedhore. Deri tani megjithë demarsheve të shumta që kemi bërë, unë që jam mandatuar nga kryesia e LSI-së për një takim të tillë, kam arritur një apo dy takime me kryetaren e grupit të PS-së. Këto kanë qenë takime informale, si të thuash hyrëse, për të realizuar një takim realisht së bashku edhe me ekspertët tanë për t’u futur në proceset konkrete, qofshin këto politike, apo teknike të Kodit Zgjedhor. Presim ditën e hënë, na është dhënë fjala që do të kemi një përgjigje për realizimin e një takimi pune. Shpresojmë që të realizohet, sepse gjykojmë se është vërtet shumë e rëndësishme, për fatet e vendit për të limuar disa çështje që ekzistojnë tashmë dhe që për fat keq nga deklarime që janë bërë nga eksponentë të ndryshëm të PS-së, ne kemi dyshimin që do të trajtohen edhe në mënyrë jo të përshtatshme dhe në Kodin Zgjedhor nga ana e kolegëve tanë socialistë. Ne menduam ta parandalojmë si të thuash ngjarjen, ndodhjen e një vendimmarrje të njëanshme, apo qoftë me PD-në, duke anashkaluar ato që janë interesa madhore të vendit.
Konkretisht, çfarë shpresoni ju të arrini në konsensus me PS-në?
Në radhë të parë do të duam të arrijmë konsensus përsa i përket organizimit të komisioneve zgjedhore, deri në KQZ. Siç e dini KQZ-ja nuk do të jetë më organ kushtetues, por organ që për shqetësimin tonë thuhet se do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Një gjë të tillë ne e refuzojmë me këmbëngulje dhe do të kërkonim që të koaludoheshim me PS-në për të shmangur një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ne do të kërkojmë me forcë që komisionet zgjedhore të kenë një përbërje sa më gjithëpërfshirëse, të mos reduktohen, siç ka edhe ndonjë fjalë, me një prezencë të PS-së dhe të PD-së. Sepse janë akoma shumë të freskëta ngjarjet e zgjedhjeve e vitit 2005, ku komisionerët e dy partive të mëdha i menaxhuan votat ashtu siç deshën, duke penalizuar votat e LSI-së dhe të ndonjë partie tjetër të djathtë. Ne do t’i parashtrojmë edhe skemën tonë kolegëve socialistë për votimin e emigrantëve, që është shumë realiste.
Nëse realizohet ky takim, a shihet si një spirale për të bashkëpunuar në aspektet e tjera me PS-në?
Patjetër, nëse takimi realizohet në frymë luajale, konstruktive, jo thjesht për të realizuar një takim formal për sytë e publikut, por për të realizuar gjëra konkrete dhe për të diskutuar dhe dalë në konkluzione konkrete, duke i nisur nga interesi i përgjithshëm dhe jo partiak egoist. Natyrisht kjo do të ishte një shenjë pozitive, një hap pozitiv, i cili më shumti do të ndikonte në krijimin e një klime të shëndetshme mes LSI-së dhe PS-së. Kjo në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve, sepse përsa i përket një bashkëpunimi parazgjedhor, vetë sistemi që u zgjodh nga PS-ja, modeli proporcional rajonal, e përjashton bashkëpunimin organik, të fortë në raport me zgjedhjet dhe e lejon të hapur për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve. PS-ja konsiderohet aleat i LSI-së në kuptim e ndërtimit të qeverisë së ardhshme.
Po në lidhje me një takim të mundshëm mes liderëve të LSI-së dhe PS-së, Meta dhe Rama?
Nga një drejtues i PS-së ka pasur një aluzion për një takim të mundshëm të nivelit politik Meta-Rama, ndaj të cilit ka pasur edhe reagim nga ana e drejtuesve të LSI-së. Reagimi ka qenë pozitiv, në kuptimin që LSI-ja është e hapur të bisedojë për çështje themelore, qoftë në nivelin politik, apo dhe teknik me kolegët e PS-së. Por, deri tani si të thuash jemi në nivelin e deklaratave mediatike dhe nuk ka ndonjë nismë institucionale nga ana e PS-së, që e para ka hedhur këtë ide.
Islami: Pa kartat e identitetit, PS s’hyn në zgjedhje
Socialistët u shprehën se, nëse nuk do të ketë realizim të procesit të kartave të identitetit, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të vihet në dyshim. Kërkesa imediate për pajisjen me karta të identitetit u bë prezent nga sekretari i PS-së për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami. Sipas tij, kartat e identitetit duhet të realizohen maksimumi brenda muajit prill të vitit 2009, pasi në qershor të vitit të ardhshëm vendi pritet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme. “Nga ana tjetër, zgjedhjet e standardeve demokratike nuk mund të bëhen realitet, pa reformimin e Kodit Zgjedhor dhe pa garantuar të gjithë infrastrukturën zgjedhore, pra pa pajisur çdo zgjedhës me kartë identiteti dhe pa hartuar listat e votuesve mbi bazën e regjistrit civil elektronik të përqendruar. Opsioni i zhvillimit të zgjedhjeve, pa garantuar një infrastrukturë zgjedhore solide, që siguron zgjedhje të lira e të ndershme, është i përjashtuar nga opozita”, deklaroi Islami. Në rast të kundërt, sipas tij, Kuvendi do të futej në debatin qesharak për përcaktimin e datës së zgjedhjeve jashtë afatit kushtetues. “Procesi i pajisjes me kartat e identiteti të përfundojë brenda muajit prill 2009. Qeveria duhet të orientojë kalendarin e veprimeve për pajisjen e të gjithë shtetasve me karta identiteti, në mënyrë të tillë që të gjithë zgjedhësit të jenë të pajisur me to, jo më vonë se muaji prill 2009, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në afatin kushtetues, jo më vonë se qershori i vitit 2009”, u shpreh Islami. Gjithashtu, sekretari socialist kërkoi të bëhet publik numri i saktë i zgjedhësve, që do të duhet të pajisen me karta identiteti, të saktësohet koha e nevojshme që do t’i duhet kompanisë franceze deri në pajisjen e shtetasit të fundit me kartë identiteti, si dhe të përcaktohen të gjitha mekanizmat ligjorë e infrastrukturorë, që detyrojnë dhe nxisin shtetasit për t’u pajisur me kartë identiteti. b.h