LSI, protesta kundër Ramës e Berishës
Nga Darina Tanushi
TIRANE-LSI-ja ka kërcënuar dje Kryeministrin Berisha, por edhe kreun e PS-së, Rama se do të udhëheqë protesta popullore në Tiranë, Bruksel e Strasburg për vjedhjen e votës. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili dënoi “zvarritjet e qëllimshme të Reformës Zgjedhore nga PD-ja dhe PS-ja, duke dënuar politikën e vjetër të faktit të kryer, duke dënuar kulisat dhe bashkëpunimin e ngushtë, intensiv dhe kriminal Rama-Berisha për monopolizimin e procesit të administrimit me qëllimin e vetëm që të vjedhin së bashku votën e shqiptarëve”. Sipas tij, “Reforma Zgjedhore dhe fatet e vendit kanë hyrë në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, dramatik dhe me pasoja shumë të rënda”. “LSI-ja dënon bashkëpunimin kriminal PD-PS kundër zgjedhjeve të ndershme, që ka filluar që me bllokimin e qëllimshëm për një vit rresht të komisionit Rusmali- Islami, me heqjen e KQZ-së si institucion kushtetues dhe me bllokimin e vazhdueshëm e funksionimin e fshehtë, jotransparent dhe në kulisa të komisionit aktual famëkeq Rusmali- Xhafaj”, - tha Vasili. “LSI-ja, duke vlerësuar rrezikimin e zgjedhjeve dhe rolin kyç të faktorit ndërkombëtar, e ka paralajmëruar e informuar këtë të fundit në mënyrë të vazhdueshme dhe zyrtarisht për degjenerimin e procesit të Reformës Zgjedhore e devijimin manipulativ dhe antidemokratik të tij, duke u bazuar në bindjen e fortë se në Shqipëri nuk mund të ketë stabilitet, demokraci, liri të vërteta dhe prosperitet ekonomik, për sa kohë që nuk do të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, të bazuara vetëm mbi garën e ndershme e të barabartë ku qytetarët vendosin me votën e tyre”, - tha Vasili. LSI-ja, tha Vasili, do të udhëheqë të gjithë shqiptarët që nuk duan të jenë robër dhe skllevër të një kaste që vjedh pa pushim fondet publike, hapësirat publike, ambientet sportive dhe gjelbërimin, pra jetën e tyre. Sipas tij, “LSI-ja nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që votat e shqiptarëve të ndahen në tavolinë ashtu siç ndahen parkingjet e Tiranës, parqet sportive, hapësirat e gjelbra, Kushtetuta e vendit dhe paratë e taksave të shqiptarëve”. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së njoftoi se kjo parti “do të jetë në krye të të gjitha protestave ndaj përgjegjësve të prishjes së zgjedhjeve, Rama-Berisha dhe së bashku me qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë të të gjithë Shqipërisë, do t’ua djegë të gjitha skenaret ogurzeza për vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve”. Sipas tij, “protestat e qytetarëve që e urrejnë vjedhjen dhe manipulimin e votave te tyre, të udhëhequra nga LSI-ja do të drejtohen në radhë të parë kundër fajtorëve kryesorë dhe të vetëm, Rama e Berisha si mbështetës dhe frymëzues të drejtpërdrejtë të manipulimit e prishjes së zgjedhjeve”.
“Manifestime të qytetarëve që duan votën e lirë do të bëhen edhe përpara institucioneve ndërkombëtare në Tiranë, Bruksel e gjetkë, me bindjen e palëkundur se do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, tha Vasili.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)