E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shen Valentin, Vodafone, mesazhe zanore falas



Është Shën Valentin dhe asgjë nuk mund të jetë më e bukur dhe e gëzueshme se kalimi i një dite në një atmosferë të ngrohtë me të dashurit tuaj, nën ritmet e veçanta të muzikës, festave, dhuratave të paharrueshme dhe shumë surprizave. Vodafone Albania ka përgatitur një ditë të veçantë për të festuar ditën kushtuar dashurisë në pikat më të frekuentuara të Tiranës. Sot, në 14 Shkurt, ora 11:00, te Ura e Re pranë ish Bllokut, është vendosur skena Vodafone e Shën Valentinit, ku DJ-të më të mirë do të performojnë muzikë fantastike për të gjithë ata që do t’i bashkohen aktivitetit. Përveç muzikës, surpriza, lojra dhe shumë dhurata po presin për ata që do të festojnë këtë ditë.

Për të shprehur ndjenjat tuaja në këtë Shën Valentin, Vodafone ofron falas shërbimin Vodafone Mini Call (mesazhe zanore), që të gjithë të mund t’i japin zë ndjenjave të tyre.

Gjatë natës dy mbrëmje Vodafone do të organizohen në Folie dhe Mad Club, duke u mundësuar të dashuruarve ose atyre që duan të bien në dashuri, mundësinë për të kërcyer, ndjerë dhe komunikuar. Vodafone Albania përmes zhvillimit të këtyre aktiviteteve gjatë ditës së Shën Valentinit, mundohet të pasurojë komunikimin mes njerëzve dhe t’u mundësojë atyre të shprehin ndjenjat e tyre në maksimum.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›