Leka Zogu nis përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë
03/05/2005 LZHK krijon degën dhe në Elbasan
Dy bashkëdrejtuesit e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar në Elbasan kanë deklaruar se do të prezantojnë shumë shpejt edhe kandidatët, që do të përfaqësojnë këtë lëvizje në zgjedhjet parlamentare. Dashamir Qorri dhe Selman Çili për herë të parë kanë deklaruar krijimin e kësaj Lëvizjeje edhe në Elbasan. Qëllimi për të dalë e vetme në zgjedhje është mbështetur nga përfaqësuesit e Elbasanit, të cilët kanë deklaruar se janë në diskutim emrat e parë. Gjithashu është bërë e ditur se shumë shpjet do të përcaktohen edhe kandidatët për Elbasanin. Krijimi i të gjitha strukturave në degë dhe organizimi për zgjedhjet ka qenë qëllimi i deklaruar nga përfaqësuesit e LZHK, të cilët kanë sqaruar edhe një herë mbështetjen për pretendentin e fronit mbretëror Leka Zogu I, pas shpalljes së Lëvizjes që ai drejton. LZHK ka bërë të ditur se nuk do të pranojë aleanca parazgjedhore, duke e lënë këtë çështje për zhvillimet pas votimeve të kësaj vere. Drejtuesit e LZHK-së kanë nisur tashmë fushatën zgjedhore, duke kërkuar dhe votën e elektoratit.