E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI voton kundër PD-së në Këshillin Bashkiak

Durrës

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në qytetin e Durrësit ka përfunduar me sherr dhe debate të ashpra. Gjithçka ka ndodhur në momentin kur po diskutohej për miratimin e një mjeku në organikën e ndërmarrjes së shërbimit komunal, që varet nga bashkia. Situata është acaruar edhe më shumë kur kartonët e këshilltarëve të LSI-së u ngritën pro PS-së dhe kundër aleatëve në pushtet, demokratëve, të cilëve në këtë mbledhje u mungonin katër këshilltarë. Situata e krijuar për numërimin e votave ka shkaktuar debate të ashpra mes kryetarit të bashkisë, Vangjush Dako, kreut të këshillit bashkiak dhe sekretares së këshillit. Socialistët kërkuan rinumërim të kartonëve, por kur i gjithë grupi i këshilltarëve socialistë dhe atyre të LSI-së votuan serish me 21 vota pro, të djathtët kërkuan pushim, duke u larguar nga salla. Pas disa minutash kryetari i grupit të demokratëve deklaroi tërheqjen nga mbledhja, si formë proteste ndaj reagimit të kryebashkiakut Dako. Këshilli Bashkiak në qytetin e Durrësit drejtohet nga mazhoranca e djathtë me 24 vota në këtë këshill, pesë këshilltarë janë të LSI-së dhe 15 të Partisë Socialiste.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›