E Diel, 1 Nëntor 2026

Muçmataj, nesër komisioni i bën analizën

Komisioni i Ligjeve

Nesër, Komisioni i Ligjeve do të paraqesë relacionin për kandidaturën e tretë të Presidentit Bamir Topi për Gjykatën e Lartë. Pas zhvillimit të seancës dëgjimore, mendimi i shumicën në komision pritet të jetë negativ edhe për kandidatin Vexhi Muçmataj. Pretendimi se kandidati Muçmataj ka qenë anëtar partie në vitet 1988-1990, duket se do të jetë teza më e fortë ku mazhoranca do të përqendrohet në mënyrë që kandidati Muçmataj të ketë të njëjtin ‘fat’ me kandidatin tjetër, Sokol çomon, të cilit shumica në Kuvend ia hoqi shansin për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Opozita ka bërë publik qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në votim. Rrjedhja e votave të demokratëve dhe aleatëve të tyre do t’i jepte një mundësi për të shkuar në Gjykatën e lartë kandidatit Muçmataj, në rast se opozita vendos të hedhë votën e saj. Demokratët kanë gjithsej në Kuvend 69 vota, duke përfshirë edhe atë të demokratit Paulin Sterkaj. Ndërsa bashkimi i votave të socialistëve me aleatët e saj dhe me lëvizjen socialiste për integrim do të sillte një total prej 71 votash.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›