E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laburistët “rebelohen” kundër Braunit: “Të japë dorëheqjen”

Autori i Lajmit: RedaksiaLondër - Dy-ish ministra të kabinetit të Britanisë kanë kërkuar një votë të fshehtë të deputetëve, për të vendosur se a duhet Partia Laburiste të udhëhiqet nga kryeministri i Britanisë, Gordon Braun, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen në qershor. Zëdhënësi i Braunit theksoi se kryeministri “është i qetë dhe po vazhdon punën e tij”, ndërsa ministrat e lartë në kabinetin e tij, ministri i Financave, Alistair Darling dhe ministri i Jashtëm, David Miliband, mbështetën publikisht shefin e tyre. “Askush nuk duhet të reagojë me nguti. Kryeministri vazhdon të ketë përkrahjen e kolegëve të tij. Ne duhet të vazhdojmë punën e qeverisjes si zakonisht”,- theksoi ministri i Tregtisë, Peter Mandelson. Kërkesa e ish-ministrave nxori sërish në sipërfaqe pakënaqësinë për mënyrën e kryesimit nga ana e Braunit vetëm disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat pritet të kalojnë konservatorët në opozitë. Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet në Britani do të zhvillohen më 6 maj. Momenti i kërkesës ishte një befasi për shumë analistë, të cilët janë të mendimit se tani është vonë që Brauni të zëvendësohet, pikërisht në momentin kur laburistët kanë filluar të ulin epërsinë e konservatorëve në anketat e opinionit publik.
Ky lajm është publikuar: 08/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›