E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, izolohen 4 persona nga bora

Autori i Lajmit: red.
Dëbora izolon 4 persona 6 kilometër larg pikës së Midës në Pukë. Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Përgjithshme, Ahmet Prençi u dërgua një helikopter në vendin e ngjarjes, por operacioni dështoi. Shkak është bërë rënia e muzgut, dhe errësira nuk ka lejuar vazhdimin e kërkimeve. Në fillim helikopteri ka qëndruar në Pukë më pas ishte parashikuar të nisej drejt pikës së Midës ku dhe ndodhen të izoluar 4 personat, por kjo ishte e pamundur. Deri në orët e vona të mbrmëmjes kushtet e vështira klimaterike nuk kanë lejuar polotin të ulë helikopterin për të shpëtuar udhëtarët. Katër personat e izoluar janë 3 ushtarakë dhe një punonjës i TELEKOM-it, i cili ishte nisur për shërbim drejt kullave të transmetimit në Krastë. Burime nga policia bënë të ditur se personat e bllokuar janë Nazmi Hila, Pjerin Voci, Angjelin Gera dhe Arben Ndoci. Katër të izoluarit kanë pohuar dje pasdite se ndodhen të bllokuar në stacionin e pompave në rrethin e Pukës dhe se trashësia e borës atje ka arritur deri në 1.5 m, çka e bënë të pamundur lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë, mësohet se drejt tyre është nisur një fadromë dhe një furgon policie për t i ardhur në ndihmë të bllokuarve. Gjithashtu bëhet e ditur se për të mbërritur deri në Midë, ku dhe ndodhen të bllokuar 4 personat duhet plot 2 orë rrugë, nesë kjo e fundit do të ishte e lirë.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›