Laç, ekzekutohet në pritë 31-vjeçari
Atentat me vdekje Eris Trokthit. Personazhi i njohur për policinë e Laçit u qëllua mëngjesin e së shtunës nga një person me skafandër në kokë, pranë stacionit të trenit.
Viktima, 31 vjeç ishte në prani të një vajze, L.B., kur u qëllua me disa plumba pistolete. Atentatori e zbrazi të gjithë karikatorin, ndërsa nuk i shkaktoi asnjë lëndim 20-vjeçares, duke bërë që policia të dyshojë për një hakmarrje të pastër ndaj Trokthit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:20 të ditës së djeshme. Babai i tre fëmijëve, sapo kishte ndaluar në afërsi të shinave të trenit, pranë stacionit të Laçit, ku kishte takuar një kushëri të tij. Në momentin që u nda me të dhe hipi në makinë për të marrë rrugën drejt hyrjes së qytetit i është afruar një burrë me skafandër në kokë. Ai ka nxjerrë pistoletën, duke e qëlluar disa herë Trokthin, nga dritarja e pasagjerit. Nga ekspertiza në vendngjarja dhe bazuar në dëshminë e vajzës, kjo e fundit e ka shtyrë me derën e makinës atentatorin. Ajo ka mundur të dalë nga makina, “Alfa Romeo”, me targë të huaja, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë dhe 31-vjeçari, ndonëse i plagosur. Por, autori i ka dalë sërish para duke e qëlluar sërish, derisa i kanë mbaruar fishekët. Pranë vendit të krimit ndodhej një motor, me të cilin autori ka arritur të largohet në kohë. Krismat e armës së zjarrit dhe ulërimat e vajzës, dëshmitare të skenës së ekzekutimit kanë çuar personat e parë të rastësishëm në vendngjarje dhe më pas forcat e policisë. Menjëherë është arritur të identifikohet viktima, ndërsa nuk ka qenë e lehtë për autorin. Sipas 20-vjeçares, ai mbante një skafandër në kokë, çka nuk i ka dhënë mundësi t’i dallonte fytyrën, duke përshkruar vetëm fizikun e tij. Në ndjekje të një personi me motor, me gjatësinë rreth 1.70 m janë vënë punonjës të policisë, por deri mbrëmë nuk kishte të dhëna për ndalimin e tij. Një grup hetimi është ngritur për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, duke nisur fillimisht nga motivet që sollën ekzekutimin e Trokthit. Fakti se 31-vjeçari ishte kontingjent i policisë, i shoqëruar disa herë me dyshimet se ishte i implikuar në vepra të ndryshme penale, por asnjëherë i dënuar e ka vështirësuar punën e hetuesve. Katër vjet më parë, ndaj Eris Trokthit është kryer një atentat, në afërsi të spitalit të Laçit. Vetë Trokthi shpëtoi me disa plagë, por 1 person i rastësishëm humbi jetën, ndërsa dhe pesë të tjerë u plagosën. Disa herë ai mësohet se ka qenë objekt konfliktesh me armë në mes të qytetit të Laçit, por edhe pse policia ka arritur ta dërgonte dosjen në ngarkim të tij në gjykatë ka rifituar pafajësinë. Zyrtarisht ai rezultonte i papunë, ndërsa gjatë gjithë viteve të fundit nuk kishte lëvizur nga qyteti i Laçit.
Si i shpëtoi atentatit
Më 28 prill 2004 Eris Trokthi ndërsa ishte ulur në një lokal përballë spitalit të Laçit, i ka shpëtuar për mrekulli ekzekutimit. Ai mbeti i plagosur bashkë me pesë persona të tjerë, ndërsa një tjetër humbi jetën. Sipas policisë, atentatori që qëlloi dhe u largua me makinën e tij ishte Gjon Menga, (kushëriri i Agim Pepës, vrasësit të komisar Gani Malushit). Atentati ishte kryer pak orë pas një sherri mes Mengës dhe Trokthit. Viktima e atentatit ishte Lekë Suti nga qyteti i Laçit. Pas ngjarjes, policia identifikoi Gjon Mengën, i cili u dënua në mungesë me 15 vjet heqje lirie. Për policinë, Menga ishte grindur me Trokthin për motive të dobëta, por i prekur në sedër, autori kishte shkuar në shtëpi, ku pasi kishte marrë kallashnikovin qëlloi në drejtim të lokalit.