Nga depresioni, gjendet e varur 23-vjeçarja
TROPOJE – Një tjetër vetëvrasje shënohet në vend, ku viktimë është një vajzë e re.
Arjana Hasanaj, 23 vjeçe, sipas policisë së Tropojës është gjetur e pajetë nga familjarët e saj, në stallën e bagëtive, në fshatin Degë. Trupi i pajetë i së resë u zbulua dy ditë më parë, ndonëse vajza nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësimi që ta shtynte drejt vetëflijimit. Nga të dhënat e familjes, 23-vjeçarja ishte e fejuar prej disa kohësh, por marrëdhënia e saj ishte e rregullt dhe pa konflikte. Ata kanë pohuar se Hasanaj kishte vite që herë pas here vuante nga depresioni mendor, por nuk kishte tentuar që të ndërmerrte të tillë akt ekstrem. Familjarët e saj kanë njoftuar policinë, një grup hetimor i së cilës ka mbërritur në fshatin Degë. Sipas ekspertëve, vajza kishte përdorur një litar si lak, të cilin e kishte lidhur në një prej trarëve të kasolles së bagëtive. Nga këqyrja e trupit të saj nuk janë gjetur shenja dhune, duke nxjerrë përfundimin se vdekja ka ardhur si pasojë e vetëvarjes. j.h