Ruli: Këtë verë energji 24 orë pa ndërprerje
Këtë sezon veror, turistët do të kenë energji 24 orë pa ndërprerje.
Kështu është shprehur dje për mediat kreu i Ministrisë së Energjetikës, Genc Ruli. “Dua të garantoj çdo pushues, që mungesa e energjisë elektrike nuk do të ndihet, jo vetëm në zonat bregdetare, por në të gjithë vendin”, ka thënë ai dje. Sipas tij, KESH-i qysh vitin e kaluar ka administruar shumë mirë burimet hidrike dhe kjo tashmë ndihet te konsumatorët.
Situata
Ndryshe nga vera e vitit të kaluar, këtë vit KESH nuk do të aplikojë më kufizimet e energjisë elektrike. Një vendim i tillë vjen pas përmirësimit të situatës hidrike në hidrocentrale. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky vit ka qenë goxha i lagësht, ç’ka ka bërë që situata hidrike të përmirësohet ndjeshëm. Gjatë muajve prill-maj niveli i ujit në hidrocentrale ishte shumë afër pikës maksimale. Për të evituar derdhjen e ujit, KESH nisi depozitimin e energjisë në Kosovë. Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe asaj të Kosovës, shkëmbimi i energjisë është regjistruar në tarifë të lartë (gjatë ditës 06:00 deri 22:00) dhe tarifë të ulët (gjatë natës 22:00 deri 06:00). Shqipëria dhe Kosova operojnë respektivisht me sistem hidro dhe termo të energjisë elektrike, ç’ka krijon terrenin e përshtatshëm për depozitimin dhe shkëmbimin e energjisë elektrike në raste nevojash. Energjia që është depozituar në Kosovë do të kthehet me të njëjtat kushte në formën e shkëmbimit gjatë muajve të verës, pikërisht atëherë kur dhe thatësira arrin kulmin e saj.
HEC
Në prononcimin e tij, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nuk ka lënë pa përmendur edhe zbatimin e projektit të hidrocentralit të Kalivaçit, që ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Tepelenës. “Gjatë këtij viti kemi konstatuar se firma zbatuese e projektit ka avancuar mjaft mirë në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Punimet e kësaj vepre të madhe do të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara në kontratë”, ka thënë Ruli. Brenda një harku kohor relativisht të shkurtër, qeveria ka miratuar dhënien me koncesion të një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh të vegjël.
Privatizimi
Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (METE) shpalli tenderin për privatizimin e Kompanisë së Shpërndarjes së KESH-it përmes publikimit të Ftesës për Aplikim në Parakualifikim në gazetën “Financial Times”. Nëpërmjet një tenderi të hapur ndërkombëtar, qeveria shqiptare planifikon të shesë 51% deri 76% të kompanisë së shpërndarjes tek një investitor strategjik. Privatizimi është një hap i nevojshëm për të ulur humbjet në shpërndarjen e energjisë elektrike, të cilat po vazhdojnë të dëmtojnë rëndë vendin. Sipas Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, ERE: “Këto humbje janë rreth 2 miliardë KWh në vit, nga të cilat 1 miliard KWh janë humbje jo-teknike dhe që shkaktojnë një dëm shumë të madh ekonomik”. Për këtë arsye pritet që privatizimi të ketë një ndikim thelbësor pozitiv në ekonominë shqiptare.
BB: Çmimi i energjisë duhet të rritet
Tarifat e energjisë duhet të shkojnë drejt rritjes. Kjo kërkesë është bërë nga përfaqësuesit e Bankës Botërore, e cila është edhe një nga donatorët kryesorë të projekteve energjetike në vend. Sipas ndërkombëtarëve, çmimi i naftës në botë është rritur ndjeshëm. Për rrjedhojë, kostoja e energjisë po rritet dhe Shqipëria po përballet me të. Në fakt, çmimet e energjisë elektrike u rritën në muajin mars, por kjo rritje nuk është në nivelet që ka kërkuar KESH-i. Sipas vendimit të ERE-së, për familjarët që konsumojnë deri 300 kwh çmimi i energjisë nuk pësoi rritje. Për pjesën tjetër të konsumatorëve që konsumojnë më shumë se 300 kwh energji çmimi është 12 lekë/kwh.