E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e natyrës mbledh bashkë gjashtë qeveri

Gjashtë qeveri të vendeve të Evropës Juglindore kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila ka si qëllim ruajtjen e natyrës. 

Në njërën prej njoftimeve më të rëndësishëm të bërë në Konferencën e 9-të të Partive në Konventën e Diversitetit Biologjik (CBD COP 9), e cila është zhvilluar në Bon të Gjermanisë, përfaqësuesit e qeverive të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë kanë anoncuar/deklaruar qëllimin e tyre për të deklaruar 13 zona të reja të mbrojtura dhe të zgjerojnë 9 zona të tjera ekzistuese në Evropën Juglindore. Arku Dinarik në Evropën Juglindore është një rajon që përbëhet nga pyje të mëdhenj e pothuajse të pashfrytëzuar, si dhe nga një popullsi e shëndetshme e mishngrënësve të mëdhenj (arinj, ujqër, çakallë me lëkurë të verdhë), dhe gjithashtu është zona më e pasur në burime ujore në Mesdhe, për sa i përket ekosistemeve me ujë të freskët. Njoftimi i afron qeveritë drejt një vizioni më të dukshëm në një rrjet të gjerë ndërkufitar të zonave të mbrojtura që shtrihen drejt këtij rajoni të rëndësishëm nga pikëpamja ekologjike. “Ky rrjet i zonave të mbrojtura do të mbushë një boshllëk të madh në një rrjet Pan-evropian, që zgjatet nga Franca në Greqi, duke siguruar strehë për speciet e rrezikuara si dhe për korridoret e “lëvizjes” së specieve”, tha Paolo Lombardi, drejtor i Programit Mediteran të WWF. Kjo mbledhje e gjashtë vendeve është një fitore e madhe për mbrojtjen e biodiversitetit në Evropën Juglindore, duke ndihmuar në mbrojtjen e sigurisë biologjike dhe kulturore të rajonit dhe duke favorizuar rritjen ekonomike kombëtare aq mirë sa dhe furnizimin e një baze konkrete për zgjatjen e bashkëpunimit rajonal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›