Laç, grindet me vëllanë, e vret
VËLLAVRASJA/ Paulin Gjoka, 26 vjeç, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu kur u arrestua sërish
Para policisë i riu është shprehur se një kamikaz ia kishte vrarë të vëllanë. Familja e përzë
LAÇ - Krimet makabër brenda familjes nuk kanë të ndalur. Një ngjarje tragjike ndodhi dje në një familje në Laç, ku vëllai vrau vëllanë me mjete të forta, duke e lënë atë të plagosur, për të ndërruar jetë disa orë më vonë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Sipas burimeve policore, vdekja ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar për këtë vepër kriminale Paulin Gjokën, vëllanë e viktimës. Policia ka arritur në përfundimin se ai është vrasësi i Arben Gjokës, pasi e ka plagosur rëndë me mjete të forta rreth 7 orë më parë.
Zënka mes vëllezërve
Zënka mes vëllezërve, sipas policisë vendore, nisi që në orën 6:00 të mëngjesit, kur dy vëllezërit Arben Gjoka, 34 vjeç dhe Paulin Gjoka 26 vjeç, kanë nisur të debatojnë mes tyre.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, Beni ka qenë duke e këshilluar të vëllijn të mos dilte jashtë shtëpisë për t'u konfrontuar me policinë apo njerëz të tjerë pasi dy vite më parë ai këtë gjë kishte bërë, duke qëlluar me armë kundër policisë dhe pikërisht pas tri orë shkëmbimesh zjarri ishte arrestuar. I vëllai druhej se kjo do të përsëritej, pasi shihte shenja "paranoje" tek ai që pas daljes nga burgu.
Paulin Gjoka kishte fare pak ditë që kishte dalë nga burgu, ndërsa sipas familjarëve ai kishte shfaqur probleme të forta të ekuilibrit mendor, por jo shumë i theksuar në agresivitetin e tij. Nga ana tjetër, familja gjithnjë bënte kujdes që ai të fitonte vetëpërmbajtje ditë pas dite, pasi e dinin se në Laç quhej si njeri problematik.
Edhe dje, vëllai i tij, Ben Gjoka, baba i dy fëmijëve, ka bërë të njëjtën gjë duke e këshilluar atë të mos dilte jashtë për t'u grinder me njerëzit dhe të bënte kujdes. Por pikërisht ndaj kësaj këshille Paulini ka reaguar duk e gjuajtur me mjete të forta në kokë, për ta shtritrë në dysheme në gjendje kome.
Edhe pse familjarët e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit dhe më pas në atë të Tiranës, 34-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në orën 13:00 në Tiranë.
Autori: vëllanë ma vrau një kamikaz!...
Policia e Kurbinit sapo është njoftuar ka shkuar në vendin e ngjarjes tek familja Gjoka. Më së pari ka takuar Paulin Gjokën, vëllain e viktimës, i cili është shprehur krejt i qetë se "një kamikaz më ka qëlluar vëllanë në kokë", por kanë qenë familjarët e tjerë që i kanë thënë policisë se e kishte qëlluar ai.
Fillimisht ai ka kundërshtuar për të shkuar me policinë, por familjarët i kanë thënë të zhduket prej aty ndaj më pas policia e ka marrë në furgon të prangosur për ta shpënë në dhomat e paraburgimit. Pas mbërritjes në komisariatin e policisë Kurbin, Paulin Gjoka ka pranuar autorësine krimit, duke e paraqitur si rast në gjaknxehtësi e sipër.
I njëjti krim brenda kësaj familje para '90-s
Nuk është vrasja e parë brenda familjes Gjoka. Para viteve '90 e njëjta gjë ka ndodhur në të njëjtat rrethana, kur xhaxhai i Paulinit dhe Benit ka vrarë me mjete të forta vëllanë e tij.