Lac, parandalohet masakra në shkollë
LAC-Policia e Lacit ka parandaluar një ngjarje që mund të ishte shndërruar në një masakër në shkollën e mesme “Migjeni”, në Mamurras. Cdo gjë nisi pas një konflikti mes dy të rinjve me inicialet D.GJ dhe E.K të vitit të tretë në ambientet brenda shkollës. Pas sherrit një nga të rinjtë, pikërisht djali me inicialet E. K është kthyer në shkollë me një armë pistiletë e tipit zastava e cila fatmirësisht nuk është shkrehur dhe ka ngecur. Por, adoleshenti nuk ndalet këtu, largohet nga ambientet e shkollës dhe rikthehet serish me armën e zjarrit. Pak minuta pasi i riu u rikthye, policia e sinjalizuar për sherrin dhe veprimet e të rinjve ka ndërhyrë duke i rrëmbyer armën adoleshentit, icili u kap në flagrancë me armën. Policia ka shoqëruar 17 vjecarin në Komisariatin e Mamurrasit.(d.b/BalkanWeb)