Laç, tentoi të vjedhë furgonin, arrestohet
Policia
Ka tentuar të vjedhë automjetin që pronari e kish parkuar në afërsi të banesës së tij, por nuk ka mundur të largohet. Policia e Qarkut të Lezhës bëri të ditur se ka arrestuar dje Martin Dedajn, për vjedhje të mbetur në tentativë. Sipas policisë, arrestimi i Dedaj u bë pasi ky shtetas, një ditë më parë, “ka tentuar të vjedhë automjetin tip benz-furgon, me targë LA 7515 A, në pronësi të shtetasit A.SH”. Sipas policisë, automjeti ishte parkuar në afërsi të banesës dhe kjo ka bërë që Dedaj të mos e realizojë deri në fund veprën penale. Policia bëri të ditur se janë kryer të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Kurbinit, për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë”.
#