Përmbytjet, uji sërish në shtëpi dhe toka bujqësore
Fier
Në fshatin Mbrostar-Ura, të Komunës Mbrostar në Rrethin e Fierit, shirat dhe mungesa e kanalizimeve kanë përmbytur mbi 100 banesa. Ndonëse niveli i ujit pranë banesave ka rënë ndjeshëm, banorët thonë se ndihen të kërcënuar nga përmbytjet. Një ditë më parë ata bllokuan rrugën nacionale, ndërkohë që kanë katër net që e gdhijnë jashtë nga frika e mësymjes së ujit. Ndërkohë, qindra sipërfaqe tokë bujqësore janë të dëmtuara. Kështu, në Grabian të Lushnjës janë afro 130 ha tokë e mbjellë që është dëmtuar plotësisht. Ndërsa në Fier sipërfaqja e mbuluar nga uji shkon në më shumë se 300 ha tokë bujqësore. Banorët ankohen për mungesë të kanalizimeve dhe të pastrimit të kolektorëve. Kurse Bordi i Kullimit në Fier akuzon komunat për mosrespektimin e ligjit lidhur me hedhjen në shesh të ndërtimeve mbi kolektor.
#