Sherr me shqiptarë e rumunë, për një grua
Itali
Një sherr mes rumunëve dhe shqiptarëve ka ndodhur natën e shkuar pranë një pike ndalim-qëndrimi të automjeteve në Frosinone të Italisë. Gjatë sherrit mbi kokat e grupeve rivale kanë fluturuar shishe me verë, duke bërë që xhamat e restorantit pranë vendqëndrimit të makinave të thyhen dhe tërbimi të kapte këdo që ndodhej pranë zënkës. “Corriere” shpjegon se shkak për grindjen ka qenë një fjalë e hedhur një prej grave të emigrantëve gjatë pirjes së kafesë në barin e pikës së karburantit. Kaq u desh që sherri të niste me thyerje karrigesh dhe shishesh, që u rrëmbyen nga bari i lokalit. U desh të ndërhynte policia e Frosinones që të shuhej sherri. Edhe pse ishte ndërhyrja e policisë që qetësoi paksa sherrxhinjtë e shumtë, në pranga përfundoi vetëm një person, i cili u denoncua nga të dëmtuarit. Gjithsesi policia po monitoron kamerat e barit, për të parë se kush ishte shkaktari i kësaj ngjarjeje që shkaktoi zhurmën dhe tronditi të pranishmit në sallë.
#