E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngricat dëmtojnë rrjetin, dhjetëra fshatra pa drita

Tropojë

Sipas burimeve të pushtetit vendor, disa fshatra në Luginën e Valbonës dhe në Rragam të Tropojës janë pa energji elektrike që prej tri ditësh. Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë dëmtuar në një gjatësi prej 4 km linjën e tensionit të ulët që furnizon zonën me disa mijëra banorë. Nga të njëjtat burime mësohet se ka nisur puna për riparimin e defektit, por specialistët thonë se afati i riparimit të avarisë mund të zgjasë disa ditë për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq. Në terr kanë mbetur edhe tri komuna të thella të Kukësit në kufi me Dibrën: Kalisi, Bushtrica dhe Gryka e çajës. Janë tri komuna që furnizohen me energji nga rrjeti i Dibrës, një rrjet tërësisht i amortizuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›