E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zig-zaget e kuqezinjve më 2011-ën

Nga Andi MATRAXHIU

Ëndërruam shumë, por në fund sërish mbetëm të parafundit. Ndeshja me Bjellorusinë për tu mbajtur mend

 

Rezultatet e vitit 2011

09        Shkurt            2011   Miqësore       Shqipëri – Slloveni 1 – 2

26        Mars   2011   Eliminatore  Shqipëri – Bjellorusi 1 – 0

07        Korrik            2011   Eliminatore  Bosnjë Shqipëri 2 0

20        Korrik            2011   Miqësore       Argjentinë Shqipëri 4 – 0

10        Gusht  2011   Miqësore       Shqipëri Mali i Zi 3 – 2

02        Shtator           2011   Eliminatore  Shqipëri Francë 1 – 2

06        Shtator           2011   Eliminatore  Luksemburg – Shqipëri 2 – 1

07        Tetor   2011   Eliminatore  Francë – Shqipëri 3 – 0

11        Tetor   2011   Eliminatore  Shqipëri Rumani 1 – 1

11        Nëntor            2011   Miqësore       Shqipëri – Azerbajxhan 0 – 1

15        Nëntor            2001   Miqësore       Maqedoni-Shqipëri 0 – 0

Shqipëria ka mbyllur një edicion futbollistik, i cili na tregoi edhe një herë se kemi ngelur në vend-numëro. Këtë e tregon edhe renditja, kur ashtu siç pritej, vetëm Luksemburgu modest ishte një vend më poshtë. Trajneri Josip Kuzhe bëri një punë të mirë në fillim në drejtimin e kombëtares shqiptare. I gjithë opinioni sportiv ishte entuziast dhe, paçka se në fund fatura i drejtohet vetëm skuadrës së futbollit dhe FSHF-së, një përqindje të vogël të fajit e ka pasur edhe opinioni që dashur apo padashur, kaloi në eufori të gjithë përfaqësuesen e Shqipërisë.

Ëndërruam shumë, por në fund sërish e kuptuam se ishte një film i vjetër, si ato që përsëriten për nostalgji në Kinema. Viti 2011 nisi me një miqësore të humbur më 9 Shkurt ndaj Sllovenisë në shifrat 2-1 në Qemal Stafa. Por që u pasua nga një prej ndeshjeve më të bukura të përfaqësueses kuqezi, pikërisht më 26 mars përballë Bjellorusisë. Atë natë të besuarit e Kuzhes ngjanin si Brazili, Anglia, Gjermania, Italiangjanin si SHQIPËRIA që të gjithë kishim ëndërruar.

Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për vetë performancën që dhuruan kuqezinjtë në fushën e blertë. Ndërkohë që data 7 korrik në Bosnje-Hercegovinë na uli me këmbë në tokë. Një pjesë e parë e mirë e Shqipërisë. Ndërkohë që e dyta pas një gabimi fatal të trajnerit me zëvendësimin e Bogdanit (të vetëpranuar edhe nga Kuzhe në fund të ndeshjes) na ndëshkoi. Humbëm 2-0 dhe arkivuam ëndrrën e madhe për të prekur një botëror apo europian.

Për tu fshehur pas gishtit më 20 korrik fiksojmë një miqësore me Argjentinën, mungojnë shumë lojtarë titullar, humbasim 4-0, një rezultat logjik duke parë forcën e kundërshtarit dhe organikën e cunguar të kuqezinjve. Në Loro Boriçi na rikthehet buzëqeshja, por vetëm në miqësoren 10 gushtit ndaj Malit të Zi. Fitojmë 3-2 dhe lavdërohet elementi i ri. 2 shtatori na vendos përballë Francës në Qemal Stafa.

E nisim të përgjumur, pësojmë 2 gola në pjesën e parë. Zgjohemi në të dytën, arrijmë të shënojmë me Bogun, por vetëm kaq. Gjelat na mposhtin 2-1. Data 6 shtator historike për Luksemburgun dhe për tu shënuar me të zezë në kalendar për Shqipërinë. Mundemi nga kamerierët e Luksemburgut në një sfidë ku, veç trajnerit Kuzhe, kritikohet edhe Ujkani për golin e dytë të pësuar.

Gjithsesi e mbyllëm me 9 lojtarë pas 2 kartonëve të kuq të Agollit dhe Bogdanit. Gati një muaj më vonë (7 tetor) në Francë na pret furia e të besuarve të trajnerit Lorent Blank. Pësojmë 3, humbim sfidën, por fitojmë Odise Roshin. Ndeshja e 11 tetorit ndaj Rumanisë shërben vetëm për statistikë, barazojmë 1-1 dhe e mbyllim grupin të parafundit në kuotën e 9 pikëve.

Por veç largimit të trajnerit Kuzhe, tashmë humbja më e madhe për Shqipërinë ishte ajo e kapitenit Altin Lala, fantazistit Ervin Skela dhe të tjerë. Dy miqësoret e fundit ndaj Azerbajxhanit dhe Maqedonisë treguan qartë se kemi ende probleme, të cilat duhet të fillojmë ti riparojmë që nga sezoni i ri, duke filluar që nga zgjedhja e trajnerit, i cili ende mbetet enigmatik për kombëtaren kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›