Laço: “Shkrimtari dhe diplomati qe shkrihen brenda meje”
EKSKLUZIVE/ FLET PAS KTHIMIT NGA RUSIA SHKRIMTARI I NJOHUR TEODOR LAÇO
Petrika GROSI
Këtë javë, personazhi që rrëfehet ekskluzivisht për suplementin “Albania VVeekend” i përket fushës së letrave, politikës dhe diplomacisë. Kohët e fundit ai është rikthyer në Shqipëri pasi ka shërbyer për dy vjet në Moskë si ambasadori ynë në Rusi. Ajo që na gëzon veç të tjerash është fakti se ndonëse në një moshë relativisht jo të vogël, Laço shfaqjet i kthjellët dhe aktiv në politikë, publicistikë dhe letërsi. Mund të thuhet se është vërtet një shkrimtar që ka vuajtur shumë në jetë dhe ka dhënë shembullin më të mirë, duke qenë produktiv edhe pas monizmit.
Z. Laço u bënë disa kohë që jeni rikthyer në Shqipëri. A e ndieni mungesën e atmosferës ruse dhe pse u larguat nga posti i ambasadorit?
Do të thosha të kundërtën. Për dy vjet e kam përjetuar me mall mungesën e atmosferës shqiptare. Unë nuk bëj pjesë as në snobët dhe as në nihilistët që lënë mendjen ose thjesht shtiren pas një bote tjetër, sado e lakmuar të jetë ajo për mirëqenien apo vlera të ndryshme. Duke medituar për këtë ndienjë gjej te vetvetja dy rrënjë të saj. E para sepse jam shkrimtar; ndoshta jo të gjithë, por gjithsesi një pjesë e madhe e shkrimtarëve që fati i hedh në vende të tjera, e vuajnë krizën e nostalgjisë për një copë qiell të vendlindjes. Shumë prej shkrimtarëve të “Ish-Lindjes Komuniste” që ikën në Perëndim, nga ajo kategori që nuk e gjeti dot veten brenda klimës kozmopolite, u rikthyhen te rrënjët e tyre, pavarësisht se i prisnin privacione dhe demokraci çalamane. Një shkak i dytë, po aq me peshë sa vokacioni, është se unë jam bir emigranti dhe atin tim e kam takuar kur isha 22-vjeç. Mërgimi megjithë dobitë e tij ka qenë dhe mbetet një kirurgji mbi plagën e varfërisë. Kush e ka vuajtur e di më mirë. Ato që i quaj disa nga arritjet e mia në prozë, si romani “Lëndina e lotëve” (1978) dhe filmi sipas tij, “Vitet e pritjes” (1989), si edhe cikli i tregimeve “Kthimi i amerikanëve” (2001) janë përjetime shpirtërore të kësaj traume. Vështirësia e përshtatjes për një kohë të gjatë larg vendlindjes, dëshira për përkushtim të plotë për krijimtarinë dhe 50 vjet punë të pandërprerë në shtet u gjykuan si të mjaftueshme që Presidenti të miratonte kërkesën time.
Ku afrohemi dhe ku ndahemi ne shqiptarët, me rusët, kam parasysh doket, kulturën, qytetërimin dhe mendësinë?
Të gjithë popujt kanë pika takimi e ndarjeje. Po të ishte ndryshe bota ose nuk do të gjente paqë kurrë, ose do të ishte e tëra gri. Me rusët besoj se na bashkon Europa. Kultura ruse, letërsia, artet figurative, muzika Që nga Rubljovi deri te Shostakoviçi e Pasternaku (për të kaluar nëpër 5 shekuj) sidomos shekulli i saj i artë me Pushkinin, Gogolin, Tolstoin, Dostojevskin, Çehovin, Turgenjevin… janë disa nga thesaret që ky komb i ka dhënë shoqërisë njerëzore. Rusët mëtojnë dhe jo vetëm, se i përkasin Europës. Pavarësisht ideologjisë komuniste që u rrek të krijonte një ishull ku prurjet dhe vlerat gjykoheshin me kritere të ndryshme nga Europa, do të ishte një paradoks keqdashës të thuhej se në shek. XX ky komb i dha pakgjë kulturës botërore. Futurizmi, filli modern i pikturës nga Kandinski, reformatori i madh i filmit Ejzenshtejni, Esenini, Ahmatova, Bullgakovi, letërsia e disidentëve të vërtetë si Sollzhenjicini dhe nobelistët e tjerë Buni, Shollohov, Pasternak dëshmojnë se diktatet dhe dogmat nuk i tjetërsojnë dot vlerat shpirtërore që sjell arti në mënyrë të natyrshme. Historia i vuri dy popujt tanë afër njëri-tjetrit në një kohë të vështirë, që dominohej nga diktaturat, por sistemet politike, ndonëse mund t’i këpusin me dhunë lidhjet e
dukshme, nuk mund t’i tjetërsojnë dot lidhjet e brendshme shpirtërore. Kështu shpjegohet fakti që pas ndarjes e dënimeve nëpër burgje e internime, shumë gra ruse u ribashkuan me burrat e tyre shqiptarë. Përsa i përket mentalitetit, mendoj se te rusët u kultivua nëpër kohë vetëndijimi i kombit të madh e të fuqishëm, që mund t’i lejonte vetes edhe njëlloj diktati. Krenaria e tyre e nëpërkëmbur në vitet e gjata të varfërisë, kur ishin të detyruar t’i shtrinin dorën Bankës Botërore, sidomos në 10-veçarin e fundshekullit, duket se ka gjetur tani një shtrat më të sigurtë. Kjo është dhe një nga arsyet e popullaritetit të Putinit. Sigurisht, ky mentalitet superfuqie ka rreziqet e veta kur mungon demokracia.
Ju me bashkëshorten tuaj, aktoren Mirjana Deti jeni një çift artistësh. Përveç detyrës diplomatike, çfarë iu tërhiqte më shumë në metropole të tilla si Moska apo Shën Peterburgu?
Detyra e diplomatit, sa joshëse mund të duket në aparencë aq e vështirë dhe e ndërlikuar është. Ne çdo lëvizje, takim, bisedë përpara mikrofonit, apo në pritjet zyrtare, nuk mund t’ia lejosh vetes të harrosh që nuk përfaqëson thjesht vetveten por shtetin tënd, vendin e kombin që të ka besuar. Ka një etikë të gjithëpranuar se për të qenë një shëmbëlltyrë origjinale e vendit, ambasadorit i lejohet të paraqesë letrat kredenciale apo të shkojë nëpër festa me kostum kombëtar. Kështu bëri Konica kur u paraqit me fustanellë në SHBA. Tani këtë praktikë e ndjekin vetëm vende afroaziatike, por unë po e kujtoj vetëm për të nënvizuar sa e rëndësishme është të gjesh dinjitetin, pse jo edhe origjinalitetin, për ta paraqitur shtetin tënd në një dritë sa më të mirë. Nuk e kam fjalën për misonin thjesht politik që është kryesori. Dinjiteti dhe personaliteti ka edhe fusha të tjera ku dalin në dukje. Besoj se ne ia dolëm që të njihemi edhe si një çift artistësh. Kjo falë atyre që dinim dhe sidomos, atyre që shihnim në kohën tonë të lirë. Vizitën e parë e bëmë te varri i Tolstoit në Jasnaja Poljana, rreth 250 km larg Moskës, pastaj në Shën Peterburgun e mrekullueshëm me Ermitazhin, Petergofin, Carskoje Sellon, qytetin antik Suzdal me manastiret e shumta dhe sigurisht, në teatrot dhe sallat e koncerteve, në galerinë Tretjakov dhe parkun e skulpturave, në kishat e Moskës që janë thesare të vërteta… Kështu u njohëm në mjedisin e diplomatëve miq, sidomos të vendeve fqinje, por edhe të medies ruse e të shërbimit të Ministrisë së Jashtme për trupin diplomatik. Bashkëshortja ime ishte njëra nga 5-6 gratë e ambasadorëve që u përzgjodh për t’u intervistuar në rubriken “Jeta e grave të diplomatëve” të revistës kryesore për gratë “Moskovitja”, kurse mua më nderuan me dekoratën “Mecenat i Shekullit”, bashkë me disa ambasadorë të tjerë.
A do t’i shohim mbresat tuaja nga kjo periudhë në ndonjë libër?
Tashmë ka dalë nga shtypi libri im i fundit “Një dritare në Kremlin”. Ky nuk është një libër kujtimesh por një libër publicistik në sfondin e historisë së Rusisë, nga Hrushovi te Putini. Ngjarjet janë parë nga fokusi i rolit, bëmave, prapaskenave, përbetimeve e historive zbavitëse të figurave që kanë dominuar pushtetin e kohës si Hrushovi, Brezhnjevi, Andropovi, Gorbaçovi, Jelcini dhe Putini. Si rrallëherë mu desh të shfletoj një mori gazetash, librash dhe materialesh arkivore. Nuk mëtoj të tregoj gjëra të panjohura për historianët e mirëfilltë. Mëtimi im ka qenë t’i tregoj nga këndshikimi, gjuha dhe interpretimi i shkrimtarit, herë-herë i diplomatit, kur analizohen vitet e këtij shekulli.
Pse pikërisht u shfaqët me publicistikë? Po letërsi, ose ndonjë dramë të re a do të kemi së shpejti nga Teodor Laço?
Ky nuk është libri im i parë publicistik. Para tij kam botuar “Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar”(1998) për vitet e fillimeve demokratike dhe “Bardh e zi”, ku duke u nisur nga dramat dhe fati i F.Paçramit, flitet për periudhën më të zezë të letërsisë dhe artiet (viti 1973). Zhanrin e librit e kushtëzon përmbajtja dhe qëllimi i autorit. Librat e këtij lloji, biografitë e memorialistika janë nga më tërheqësit për lexuesin e kohëve tona, që mesa duket, i ngopur nga tymnajat e zhbirimeve të letërsisë moderne priret ndaj të vërtetave. Por nuk e kam lënë pas dore as krijimtarinë e mirëfilltë. Pas romanit “Vrasja e buzëqeshjes” (2006) u mora me një nga projektet e mia të hershme letrare, roman ngjarjet e të cilit ndodhin në sfondin e luftës italo-greke në vitet ‘40-‘41. Tashmë e kam shënuar fjalën “fund”, që është më e shumëpritura por edhe më e dyshimta për çdo shkrimtar. Kam hedhur replikat e para të një komedie për beqarët e betuar...
Nëse do të ishit edhe njëherë ministër kulture, çfarë nuk do të bënit dhe çfarë do të insistonit që të bëhej ndryshe nga ministrat e fundit të kulturës?
Nuk do të përkrahja financiarisht ato veprimtari që janë vetëm fasada, pudra e artit si konkurset e miseve dhe “kafazet”...
Do të ngulmoja që të hiqej dorë, me bindje apo me ligj, nga përdorimi i pavend i emrave në gjuhë të huaja të dyqaneve e sidomos nga programet televizive: “C’est la vie”, “Déjà vu”, “Game over”, “Reality shovv”, “Top gear”, “VVake up”, “Top select” dhe shumë “topa” të tjerë. Do të ngulmoja siç besoj se kanë bërë të gjithë, që përqindja e buxhetit të kulturës të kapërcente mbi pragun proverbial një për qind. Do të kërkoja që shteti të jepte sponsorizime serioze për veprat më të mira letrare, që të sponsorizonte një gazetë a një revistë; do kërkoja më shumë fonde për filmin... Shkurt e thënë më shumë substancë e më pak aparencë. E di që s’kam thënë asgjë të re dhe të panjohur, por nëse i bie një kambane që ka rënë shpesh nuk bëj mëkat.
Kthehemi te letërsia; para pak kohësh kemi hapur një debat mbi temën: A është provinciale letërsia dhe kritika shqiptare apo jo?
Nëse me provinciale nënkuptoni letërsinë realiste, atë letërsi që shkruhet për t’u lexuar e jo për të të detyruar të hysh në labirinte, atëherë jam krejt kundër. Për ta përligjur, po thërras për ndihmë një nga kolosët e letërsisë së shek. XX, Jorge Luis Borges, i cili kur ishte i verbër, në konferencën e mbajtur në Universitetin e Belgranos më 1978-n tha: “…edhe letërsia është një formë gëzimi. Nëse lexojmë diçka me vështirësi, autori s’ka qëlluar në shenjë. Kjo është arsyeja që konsideroj se edhe një shkrimtar si Joyce-i, në thelb nuk ka qëlluar në shenjë, sepse vepra e tij kërkon mundim të madh”. E di që ky mendim ka kundërshtarë, sidomos tek ne, ku vitet e fundit dëshira për t’u dukur modernë është e modës po aq sa Rrepi, por e di gjithashtu, se nuk është ndonjë thellësi mendimi apo forme, që të kobashitësh poshtë e lart atë që e kanë bërë të tjerë e që mbase edhe e kanë harruar a mohuar. Pa mohuar asnjë lloj prirje e kërkimi formal, them se duhet të jetë kritika ajo që t’a ndajë grurin nga egjra. Për fat të keq, ajo ende nuk ndan dot ç’është e mirë e ç’është për t’u harruar nga letërsia e viteve të monizmit. Sipas pikpamjes sime, brenda shumicës së autorëve gjenden vepra thjesht realiste, pa bishtin socialist. Në plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve të vitit 1982, bashkë me Kadarenë për “Nënpunësi i pallatit të ëndrrave” u kriitikuan edhe nja tetë romancierë të tjerë që vitet e fundit, siç u tha, kishin lënë pas dore temat e realitetit socialist dhe ishin dhënë pas temave historike.
Në rrethe të ndryshme letrarësh e kritikësh në botë diskutohet prej vitesh mbi një shqetësim të madh: A rrezikon një vdekje të ngadaltë letërsia dhe si mundet ta shpëtojmë?
Duhet pranuar që në shoqërinë e konsumit u duk edhe rreziku i komercializmit të artit në forma që “gëlltiten” lehtë si telenovelat etj. Por, kur shihja një plakë ruse që lypte në një nënkalim, pa të parë në sy, sepse lexonte një libër, mendoja që letërsia nuk mund të vdesë kurrë. Diku mund të tërhiqet një llogore më pas, por për t’u hedhur sërish në sulm!
Shkrimtarët në moshën e tretë, zakonisht bëjnë jetëshkrimet, autobiografitë e tyre. Do ta bëni edhe ju një gjë të tillë? Nëse po, a do ta tregoni tërësisht të vërtetën edhe për gjërat më intime, apo s'mund të pretendohet nga askush diçka e tillë?
Nuk më pëlqen të mendoj shumë për moshën dhe për ndarjet e dytë, e tretë... Me mendësinë që zotëron tek ne, të shkruash kujtime lakuriq nuk është aq e lehtë. Diku do të detyrohesh të shtiresh për të mos lënduar dikë, diku duhet të fshihesh për t’i ruajtur të tjerët apo “të tjerat” nga traumat e dashurive të pashpallura. Në një shoqëri të emancipuar e pa paragjykime kjo edhe mund të bëhet por tek ne do të më dukej një mundim prej Sizifi. Unë kam mbajtur ditare të hollësishme, por prej tyre do të vilja ato që më duken të dobishme për shoqërinë. Siç i thonë një fjale: “Asnjeri nuk i tregon zorrët e barkut!”
Meqënëse u futëm te kujtimet, a mund të na thoni se Cili është imazhi më i largët në kohë që e ruani mbresëlënës nga fëmijëria?
Bombardimi i fshatit tim, Dardhë, më nëntor të 1940-s. Isha katër vjeç. Në Dardhë ishte dislokuar një batalion italian dhe grekët e qëlluan me artilieri. Gjithë mëhalla jonë ishte strehuar në një qilar thellë nën tokë, që e mbaja mend shumë të madh. Kur e pashë pas shumë vitesh m’u duk fare i vogël... Pastaj dimri me deborë, rrëshqitja me sana në akull netëve me hënë; dëbora është elementi i natyrës që gjendet më shpesh edhe në prozën time.
Momenti më i vështirë në jetën tuaj?
Nuk është vetëm një. Burgosja e kunatit tim, shkrimtarit Sotir Andoni dhe arrestimi i motrës në ’48, për tentativë arratisjeje, uria e vitit ’49, kur nëna e ngarkuar me teshat e mbetura nga koha kur ishte kthyer im atë nga SHBA-të, bashkë me dy gra të tjera vajti e i shkëmbeu me misër në një fshat të Devollit shtatë orë larg; një ditë shkurti, kur me nënën udhëtonim në këmbë për në Korçë dhe për fat nuk ramë prehë e një kopeje me ujqër; Viti ’67, kur më akuzuan se në detyrën që kisha si përgjegjës i sektorit të manipulimit të duhanit në NSHG Korçë, përkrahja elementet e deklasuar; Viti ’73 kur më akuzuan bashkë me të tjerë, se i kishim bërë lëshime liberalizmit dhe hoqën nga qarkullimi librin më të mirë që kisha shkruar deri atëherë “Ajri i ftohtë i mesnatës”; Viti ’75 kur më akuzuan se kisha pasqyruar vijën e puçistëve në novelën “Ditë dhe net që mund të vijnë” dhe më dërguan nga Tirana në Fier me “qarkullim” për 7 vjet...
Pak janë ata shkrimtarë që kanë shpëtuar pa peripeci e strese të tilla në monizëm. Sigurisht, kishte edhe shumë më keq, po jeta ka edhe gaze dhe helme. Tani më pëlqen të kujtoj ditët e mira dhe të jetoj të tashmen; kam një harmoni e dashuri bashkëshortore të rrallë; kam kënaqësinë e madhe për sukseset artistike të djemve të mi; u gëzohem edhe katër nipave e mbesave, si dhe lirisë për të shkruar e për t’u shprehur pa censurë e autocensurë.
Po politikën, e keni lënë përfundimisht?
Politika qenka si ajo fabula që zë një hajdut dhe nuk e lëshon dot, sepse nuk të lëshon ai. Kush hyn nuk e lë dot përfundimiisht, sepse me pozicionin që ka mbajtur (nëse don të ruajë fytyren) nuk mund të kthehet nga fryn era (e pushtetit!) Kjo nuk ka të bëjë me postet në një parti, të qenurit deputet, diplomat, zyrtar i lartë. Eshtë thjesht një qëndrim qytetar, një përgjegjësi morale për të mbrojtur bindjet e tua, alternativat që të duken më të mira për popullin dhe për të shprehur opionin tënd kur e ndien të domosdoshme. Ky detyrim kthehet pastaj në një imperativ kur ke botuar dhjetra artikuj, intervista, diskutime e fjalë nëpër mitingje si në rastin tim.
Së fundi, a besoni se mund të bëhet një ditë bashkim i plotë përveç atij kulturor e shpirtëror, mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos nëse Serbia arrin të shkëpusë pjesën veriore të Mitrovicës, apo kjo është më tepër një retorikë poetike-romantike?
Është një retorikë midis realitetit dhe dëshirës. Në botën që jetojmë shumë dëshira, ëndërrime të bukura, nuk kushtëzohen më vetëm nga ne, aq më tepër, kur bëhet fjalë për lëvizje të tilla që mund të quhen tektonike. Bota moderne, e integruar po synon drejt një përkufizimi sa me konvencional të kufijve gjeografikë. Jashtë çdo mëdyshjeve them se kombi shqiptar, në pikpamje shpirtërore është tashmë më i bashkuar se kurrë, sepse të tilla janë rrjedhat e kohës. Kurse për një bashkim kulturor, një bashkëpunim për vlera të përbashkëta si komb, mbetet ende shumë për të bërë.
17 Janar 2009