Lagarde në telashe?
Shefja e re e FMN-së, Christine Lagarde, do të hetohet formalisht për abuzim me detyrën kur ajo ishte Ministre e Financave në Francë.
Një gjykatë franceze do të gjykojë nëse Lagarde ka hyrë padrejtësisht në një betejë ligjore, mes një banke që ka qenë në pronësi të shtetit dhe një magnati francez.
Lagarde mohon të ketë kryer shkelje. Nëse çështja do të pranohet për tu hetuar, në themel do të ishte një hije e keqe për shefen e FMN-së, e cila ka vetëm pak muaj që ka marrë këtë detyrë.
Lagarde erdhi në krye të FMN-së, pas dorëheqjes së Dominique Straus-Kah, i cili u arrestua në New York, nën për përdhunim.
Prokurorët thonë se Lagarde ka abuzuar me detyrën, duke miratuar një pagesë prej 285 milion euro për biznesmenin Bernard Tapie, ish-ministër i krahut të majtë, që kaloi në krahun tjetër, për të mbështetur Nicolas Sarkozynë, në zgjedhjet presidenciale në vitin 2007.
Tapie ishte në mesin e betejës ligjore me ish-bankën shtetërore, “Credit Lyonnais”.
Ai pretendonte se banka e kishte mashtruar atë në vitet 90-ta, kur ai shiti një pjesë në biznesin e veshjeve sportive Adidas.