Pol Volers, ambasador i SHBA-së në Shkup

Diplomati amerikan, Pol Volers, zyrtarisht është shpallur ambasador i SHBA-së në Maqedoni, pasi që mori besimin e Senatit amerikan. Nominimi i tij u miratua në seancën plenare të Senatit dhe me këtë ai fillon zyrtarisht detyrën e krye-diplomatit amerikan në Shkup.
Volers ka një përvojë diplomatike në Maqedoni, pasi që tri vite më parë ai ka ushtruar detyrën e zëvendësambasadorit, gjatë mandatit të ambasadores amerikane Jilian Milovanovic.
Ai është vlerësuar si njohës i zhvillimeve në Maqedoni, ndërsa para senatorëve amerikan ka referuar për prioritetet e misionit të tij dhe për çështjet e hapura që mbizotërojnë në Maqedoni, duke nënvizuar kontestin e emrit, sundimi i së drejtës dhe pavarësia e institucioneve.
Volers zëvendëson në këtë detyrë ambasadorin e deritanishëm Philip Reeker.