PD-ja, maturanteve ngeles: Votoni per ne qe tju kalojme
Anëtarë të Shtabit Elektoral futen “mik” për maturantët gjimnazistë. Nxënësit e “Arben Brocit” tregojnë premtimin e marrë nga PD-ja
Fushata elektorale, përveç premtime publike që bëhen nga liderët e partive politike, karakterizohet nga shumë premtime të tjera individuale që bëjnë kandidatët për deputetë. Kryesisht mbizotërojnë premtimet për gjetjen e një vendi pune në rast fitoreje në zgjedhje, por kjo fushatë elektorale ka shënuar dhe një premtim të paprecedentë, atë të kalimit në provime të nxënësve mbetës. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë nxënësit që kanë marrë këtë premtim nga anëtarë të Shtabit Elektoral të PD-së në Rrugën e Kavajës. Nxënësit e gjimnazit “Arben Broci” në Tiranë tashmë kanë gjetur një “mik” të fuqishëm për të ndërhyrë te drejtori i shkollës dhe për të marrë vitin shkollor. Një premtim i tillë, i bërë nga njerëz të afërt me kandidatin për deputet, shënon një rast të paprecedentë që rrënon të gjithë sistemin arsimor në Shqipëri. Lufta për pushtet dhe fushata elektorale jo vetëm që ka ndikuar negativisht gjatë këtyre dy javëve për shkak të mbylljes së shkollave me urdhër nga lart për të mbushur sheshet i mitingjeve, por po ndikon dhe në nxitjen e korrupsionit në arsim.
Dëshmia
Ftesa për bashkëpunim u është bërë nxënësve të gjimnazit “Arben Broci”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt, që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që kanë të drejtë vote, janë takuar me anëtarë të Shtabit Elektoral të PD-së. Këta të fundit u kanë kërkuar nxënësve që të votojnë për PD-në dhe të hartojnë një listë me emrat e bashkëmoshatarëve të tyre dhe me lëndët që i kanë në diskutim. Anëtarët e Shtabit u kanë premtuar nxënësve se do të konsultohen me drejtoreshën e shkollës dhe do të ndikojnë që ata nxënës që kanë probleme me notat të marrin vitin shkollor. Nga ky premtim jo pak gjimnazistë janë bashkuar me Shtabin Elektoral të PD-së duke ndihmuar në fushatë me shpresën se do të marrin vitin shkollor.
Arsimi
Kjo dëshmi e vetë gjimnazistëve tregon për një ndikim negativ të fushatës elektorale në sistemin arsimor në vend. Prej gati një muaji, që pa nisur mirë fushata elektorale, në çdo takim që zhvillohej në çdo rreth të vendit janë prishur orët e mësimit dhe nxënësit janë përdorur si “garniturë” nëpër mitingje. Në çdo rreth ku zhvillohen mitingje u është vënë dryni shkollave. Megjithëse në Kodin Zgjedhor është i ndaluar përdorimi i fëmijëve për fushatë, të parët që urdhërohen të dalin në shesh janë mësuesit. Për ta urdhri është i qartë: nëse nuk mbushin sheshin me nxënës, rrezikojnë vendin e punës. Madje ndihmesa e tyre e çmuar do të vihet re tani, pasi pardje ka qenë dita e fundit e vitit shkollor dhe prania e mësuesve dhe e nxënësve do t’u mungojë mitingjeve të zhurmshme. Por kërcënimi ndaj mësuesve duket se do të vazhdojë edhe pas përfundimit të vitit shkollor. Tashmë ata duhet që me urdhër nga lart të rregullojnë notat dhe të mos nxjerrin nxënës ngelës, pasi ata janë votues të PD-së.
15 Qershor 2009