E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmi/Zgjerohet lista shpifësve të ndëshkuar, gjykata dënon Saimir Tahirin me 5 milionë lekë gjobë

26-06-2012 / Gazeta 55

Gjykata e Tiranës dënoi me 5 milionë lekë gjobë deputetin socialist, Saimir Tahiri për shpifje dhe fyerje për shkak të detyrës, ndaj fëmijëve të Kryeministrit Berisha.
Sipas vendimit të gjykatës Tahiri do t’i paguajë përkatësisht 2.5 milionë lekë Argita Malltezit dhe 2.5 milionë lekë Shkëlzen Berishës. Pas 13 seancash shqyrtimi gjyqësor gjyqtari Ilir Çeliku pranoi pjesërisht padinë e shkaktimit të dëmit nga dy fëmijët e Kryeministrit duke e gjobitur deputetin Tahiri me 5 milionë lekë në total, ku secili prej paditësve duhet të marrë nga deputeti 2,5 milionë lekë.
Pala mbrojtëse kërkoi si dëmshpërblim për dëm moral me anë të shpifjes e fyerjes nga ana e deputetit socialist në sallën e Kuvendit 8 milion lekë, por gjykata ka marrë vendim ta ulë shumën në 5 milion lekë. Deputeti socialist nuk arriti të paraqiste prova për akuzat e tij të bëra publike.
Dhe kjo nuk është hera e parë që Tahiri dënohet për shpifje nga gjykata.
Vitin e kaluar pas padisë së bërë nga deputetja demokrate Albana Vokshi Tahiri u dënua me gjobë në masën 3.3 milion lekë. Gjithashtu, Tahiri nuk është i vetmi deputet socialist i dënuar për shpifje, në lidhje me akuzat ndaj mazhorancës. Deputetja Vokshi gjatë 2011 fitojë gjyqin me plotë 10 deputet të selisë rozë. Gjykata vendosi për ta gjoba që varionin mes 1 dhe 3 milion lekë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›