Xhulian Rrudho nis testimet në Poloni

Xhulian Rrudho nisi testimet te Lodz në Poloni. Lajmi pohohet për Albania-sport nga burime pranë menaxherit Rudi Vata, i cili pas transferimit të suksesshëm të kosovarit me banim në Australi, Labinot Haliti, po kujdeset edhe për sulmuesin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Përshtypjet e para janë pozitive, teksa pas disa ditësh lojtarit të Kievos do t'i propozohet edhe kontrata.
Lodz fitoi së fundi miqësoren me Leh Poznan (1-0), teksa Labinoti (luajti për Teutën një gjysmësezoni në Shqipëri vitin e kaluar) luajti 45 minutat e para.