Lala humb sfidën me Dinjon
Skuadra e Milanit do të luajë sot në mbrëmje një ndeshje miqësore kundër Hanoverit të Altin Lalës, por kapiteni i Shqipërisë nuk do të jetë në fushë. Mesfushori kuqezi është në fazë rikuperimi dhe ende nuk është në gjendje që të luajë. Takimi mes kuqezinjve dhe skuadrës gjermane do të zhvillohet në stadiumin e Hanoverit, që ka një kapacitet prej 54 mijë vendesh. Në këtë miqësore trajneri italian i klubit të famshëm, Karlo Ançeloti do të aktivizojë disa nga rezervat, por mes tyre pritet të jenë në fushë edhe yjet e njohur si Ronaldinjo, Shevçenko dhe Inzagi.