E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: Zarate kërkoi falje

 

Mauro Zarate, sulmuesi argjentinas i Lacios, ka kërkuar falje për incidentin që shkaktoi në ndeshjen e javës së fundit të Serisë A kundër Juventusit, ku pati një debat të ashpër edhe me Igli Taren, ish-kapitenin e Shqipërisë, që aktualisht kryen detyrën e drejtorit teknik te bardhekaltrit. “Zarate e kuptoi gabimin që bëri dhe kërkoi falje”, ka thënë Tare për të përditshmen “Corriere dello Sporat”. Të dielën në ndeshjen kundër Juventusit ai kontestoi ashpër zëvendësimin dhe iu hakërrye keqas trajnerit Rosi. Kjo acaroi së tepërmi Taren, i cili debatoi ashpër me argjentinasin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›