Lame, makina e atentatit te TVA me pronar të rremë

19/03/2005 Autovetura tip “Opel Vectra” ishte shitur tre herë pas blerjes në Gjermani
Prokuroria e ka humbur shpresën për gjetjen e personit që ka blerë dhe përdorur autoveturën tip “Opel Vectra”, gjatë atentatit te TVA më 16 tetor të vitit të kaluar,ku mbeti i plagosur bisnesmeni i njohur Vajdin Lame dhe inxhinieri Xhevahir Ngjeqari. Ndonëse autovetura rezulton të mos ketë qenë e vjedhur dhe të jetë blerë në Gjermani, nuk është bërë e mundur të përcaktohet se kush ka qenë personi që e ka blerë dhe njëkohësisht e ka përdorur gjatë atentatit. Kjo pasi nga verifikimet ka rezultuar se pas blerjes në Gjermani të jenë kryer edhe tre akt shit-blerje të tjera. Në një nga akt shit-blerjet rezulton që të jetë përdorur identitet i rremë duke vënë në përdorim dokumente të falsifikuara.
Verifikimi
Pas atentatit të 28 shkurtit të këtij viti, ku Lame dhe miku i tij shkodran Artan Arsi u masakruan si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi që ishte vendosur në ashensor, prokuroria dhe policia gjeti prova të cilat konfirmonin lidhjen mes dy atentateve. Për këtë shkak filloi verifikimi dhe lidhja e provave të gjetura pas ëatentatit te TVA të cilat po krahasohen me ato të 28 shkurtit të këtij viti, ku Lame humbi jetën. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol” nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat sqaruan se gjetja e blerësit të autoveturës së përdorur gjatë atentatit te TVA, do të ishte një nyje që mund të çonte drejt vrasësve. Por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autovetura e cila u shkrumbua nga atentatorët, pas blerjes në Gjermani kishte kaluar edhe nëpër tre akt-shitblerje të tjera. Nga verifikimet mësohet të jetë konkluduar se hyrja e autoveturës në Shqipëri nuk është rregjistruar në asnjë pikë të kalimit kufitar. Gjithashtu prokuroria ka arritur të verifkojë se të paktën një herë ajo është blerë nga një person i cili ka përdorur dokumente të falsifikuara duke mos pasqyruar identitetin e tij të vërtetë. Burimet sqarojnë se në një prej identiteteve të përdorura për aktet e shit-blerjes është i rremë pasi nuk ekziston asnjë person që t’i përkasin gjenralitet e pasqyruara në dokumentacionin përkatës.
Hetimi
Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është përqëndruar në zbulimin e dy segmenteve të antetatit të 28 shkurit në pallatin pranë stadiumit “Qemal Stafa” ku Lame dhe miku i tij Arsi mbetën të vdekur. Kjo pasi në vendngjarje nuk u gjet asnjë gjurmë e autorëve. Burime të Prokurorisë së Përgjithshme sqarojnë se pika kyçe është ajo e verifikimit të numrit celular që mori thirrje në momentin e shpërthimit dhe atij që e ksihte kryer këtë thirrje. Nga po këto burime mësohet se dy kompanitë celulare në vend kanë përfunduar verifkimet lidhur me numrat celularë të papërdorur më parë të cilët kanë marrë thirrje në momentin e shpërthimit dhe rezultatet ia ka përcjellë prokurorisë. Kjo e fundit do të përjashtojë numrat që poseidohen nga persona të cilët janë jashtë çdo dyshimi të mundshëm për ngjarjen. Hetimi i prokurorisë u përqëndrua në këtë pikë pasi dyshohet që numri i gjendur në celularin e montuar në eksploziv të ketë qenë i papërdorur më parë, me qëllim eleminimin e çdo thirrje të mundshme aksidentale që do të dështonte atentatin. Ndërsa pista e dytë ku po heton Prokuroria e Krimeve të Rënda është ajo e gjetjes së shitësit dhe blerësit të eksplozivit. Kjo pasi nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se eksplozivi nuk gjendet në Shqipëri dhe mund të jetë trafikuar jashtë shtetit. Në dihmë të kësaj pjese të hetimit janë edhe dy inspektorë të misionit amerikan në Shqipëri, PAMECA. Këta të fundit kanë si qëllim hetimin e trafikut të lëndëve plasëse në Ballkan dhe kanë si pikënisje pikërisht këtë rast, përfundojnë burimet.
Ekslozivi dyshohet të jetë blerë në Mal të Zi për 1 milion lekë
Sipas informacioneve që ka siguruar policia kryeqytetase në rrugë operative dyshohet se eksplozivi që u përdor në atentatin e 28 shkurtit, mund të jetë blerë në Mal të Zi. Burime të policisë kryeqytetase thanë dje për gazetën se disponojnë informacione se lloji i eksplozivit të përdorur në këtë atentat që i përket familjes C, mund të gjendet në Mal të Zi. Madje policia ka arritur të sigurojë informacion se eksplozivi jepet i montuar me pajisjet e tjera të nevojshme për shpërthimin. Dhe kjo “bombë” plasëse e përgatitur gati për shpërthim, sipas informacioneve kushton rreth 1 milion lekë të vjetra. Sipas policisë dyshohet që armët e përdorura në këtë atentat nuk mund të kenë kushtuar shumë, ndonëse gjithçkla duket qartë që është mjaft e sofistikuar. Burimet thonë se dyshohet që të jenë përdorur edhe mikrokamera të cilat mendohet të jenë montuar në ashensor. Kjo me qëllim që atenatorët të kishin një pamje të objektivit dhe të ishin të sigurtë se ai ndodhej në ashensor. Sipas policisë këto mikrokamera mund të gjenden në treg të zi vetëm për 70 mijë lekë të jetra. Ndërsa nuk është e vështirë të gjendet një kompjuter portativ dhe një antenë që të mundësojë përsjelljen e pamjeve vizive të siguruara prej mikrokamerave, nga një distancë e përcaktuar, pohojnë burimet. Këto dyshime mësohet të kenë lindur për shkak të mënyrës së sofistikuar të përdorur në atentat dhe qëllimit të vetëm të autorëve për të mos patur asnjë shans dështimi. Burimet e policisë përfundojnë se ky informacion bazohet në të dhëna operative dhe se ende nuk disponohen prova për këtë fakt.