E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në përdorim 10% e makinave të vjedhura që prej vitit ‘91

19/03/2005  Prokuroria e Tiranës, ka verifikuar të gjitha automjetet të cilat rezultojnë të vjedhura në kryeqytet që prej vitit 1991.nga ky verifikim është konkluduar se 10% e këtyre makinave që rezultojnë zyrtarisht të vjedhura janë ende në përdorim dhe më patrë nuk është kryer bllokimi she sekuestrimi i tyre. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës të cilat thanë dje se disa javë më parë u është kërkuar të gjitha komisariateve në kryeqytet që të evidentojnë statistikat zyrtare të makinave që rezultojnë të vjedhura që prej vitit 1991. Nga burimet mësohet se komisariateve u është kërkuar që të venë në dispozicion të prokurorisë të gjithë numrat e shasive të makinave të vjedhura si dhe të targave të tyre. Për rreth një muaj hetuesit e Prokurorisë së Tiranës, kanë krahasuar numrat e shasive të këtyre autoveturave me ato të të gjithë makinave të rregjistruara në komisariatet e Qarkullimit Rrugor në vend. Nga këto krahasime ka rezultuar se një pjesë e këtyre autoveturave rezulton të jenë të vjedhura në kryeqytet. Shifra e makinave të vjdhura të zbululara nga ky verifikim arrin në 10% të totalit të vjedhur, sqarojnë burimet. Mësohet se policia dhe prokuroria ka filluar të bllokojë këto makina të cilat rezultojnë të vjedhura deri në gjetjen e pronarit të tyre. Nga hetimet e deritanishme rezulton se përdoruesit e tyre i kanë blerë dhe nuk kanë lidhje me vjedhjen e kryer nga autorë ende të paidentifikuar. E.H.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›