Lampard: Mesfusha funksionoi në perfeksion
Mesfushori i Anglisë, Frenk Lampard, ishte krenar për paraqitjen e ‘Tre Luanëve’, në sfidën e fituar me rezultat 2-0 ndaj Uellsit në Kardif. “Është në dorën e menaxherit të vendosë për taktikat dhe mendoj se ai veproi mençur, duke i dhënë dominimin mesfushës. Mënyra se si luajtëm, me treshen e fundit, mendoj se funksionoi mirë. Ishte ditë e vështirë, ndërsa bëmë mirë që shfrytëzuam momentin. Ne natyrisht se bëmë atë. Ne bëmë presion, fituam topin dhe dominuam pjesën e parë”, theksoi Lampard. Por, ka edhe probleme tek Anglia. Trajneri Fabio Kapelo, ka pohuar se Uejni Roni nuk e ka ditur se ai kishte karton dhe se është i suspenduar për ndeshjen ndaj Zvicrës, kur e mori edhe një karton ndaj Uellsit. “Unë i thashë se nuk duhej ai karton. Ai tha ‘Pse?’. Runi nuk e kuptoi. Atij nuk iu kujtua kur u ndëshkua për herë të fundit”.