Lamtumira e Bushit: Po largohem me ndjenjën e falënderimit
Presidenti Bush ka mbajtur fjalimin e tij të lamtumirës të enjten në mbrëmje, 5 ditë para se t’i lërë vendin Presidentit të zgjedhur, Barak Obama. Duke iu drejtuar popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë, Bush i cilësoi 8 vitet e para të shekullit të ri ‘një periudhë me pasoja’, por ai e ka mbrojtur Amerikën nga sulmet terroriste. Bush ka rrëfyer se po largohet nga posti i Presidentit me ndjenjën e falënderimit. “Sonte, me një ndjenjë falënderimi, unë kërkova që për herë të fundit, të ndaj me ju disa mendime për udhëtimin tonë të përbashkët dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha Bush. Ai kujtoi fjalimin e tij të parë nga Shtëpia e Bardhë drejtuar vendit, në atë kohë me tronditje te thellë, të mbushur me dëshpërim dhe zemërim pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. “Me kalimin e viteve, shumë amerikanë arritën t’i kthehen jetës normale, asaj të para 11 shtatorit të 2001-it. Por unë nuk arrita kurrë ta bëja këtë”, tha ai. Bush foli gjithashtu për transferimin paqësor të pushtetit që do të ndodhë kur Barak Obama të bëjë betimin, duke u bërë Presidenti i parë afrikano amerikan në Shtetet e Bashkuara. Por ndërsa paraardhësi i tij mbante fjalimin e fundit, Presidenti i zgjedhur Barak Obama po darkonte me gruan e tij, Michelle në restorantin DC. Sipas disa mediave amerikane, Presidenti i zgjedhur u nis nga shtëpia Blair, pranë rrugës mepodium në Shtëpinë e Bardhë, nga ku foli Bush vetëm pak minuta para se të shfaqej ai. Sipas “CBS Neës”, Presidenti i zgjedhur ka ndaluar në televizionin e vogël pranë barit, dhe ka parë fjalimin vetëm për një minutë apo dy.