Lamtumirë Dëshmorit të Atdheut, trupi drejt Varrezave të Dëshmorëve
TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua për rreth dy orë ceremonia homazh për nder të kapitenit të ndjerë Feti Vogli, i cili humbi jetën më 20 shkurt në Afganistan. Kortezhi me trupin e komandantit Feti Vogli mbërriti rreth orës 11:10, në Pallatin e Kongreseve, pas përfundimit të ceremonisë familjare, ndërsa trupi i tij u soll sot rreth orë 03.00 në Atdhe nga një aeroplan ushtarak i NATO-s. Në ceremoninë homazh morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli por edhe lideri i opozitës së bashku me ministra e deputetë kanë nderuar Dëshmorin e Atdheut. Pas ceremonisë trupi i Voglit përcillet për në Varrezat e Dëshmorëve.
Presidenti Bamir Topi nderon Feti Voglin
Ora 12:50- Presidenti Bamir Topi zhvillon homazhe në Pallatin e Kongreseve për nder të Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli, duke mbyllur kështu vizitat e krerëve të shtetit, pasi para tij nderuan kryeministri Berisha e kryeparlamentarja Topalli.
Para presidentit kanë nderuar komandantin Vogli edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, si dhe ish-kryeministri Fatos Nano.
Kryeparlamentarja Topalli nderon Voglin
Ora 12:35- Vetëm 5 minuta më vonë se kryeministri i vendit Sali Berisha, sipas protokollit ka mbërritur për homazhe në Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Pasi ka takuar familjarët ajo është ndalur të lëjë një shënim në librin e kujtimeve.
Ambasadori Arvizu zhvillon homazhe
Ora 12:32- Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu i shtohet trojkës së ambasadorëve që morën sot pjesë në ceremoninë homazh. Ai ka mbërritur për ë nderuar Kapiten Feti Voglin, menjëherë pas kryeministrit Berisha.
Berisha homazhe për Dëshmorin e Atdheut
Ora 12:30- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka zhvilluar homazhe për nder të Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli. Berisha ka lënë një shënim në librin e ngushëllimeve të hapur për këtë rast.
Në ceremoninë homazh kryeprokurorja Ina Rama e Haxhinasto
Ora 12:23- Për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, komandantit të rënë në krye të detyrës ka mbërritur në ambientet e pallatit të Kongreseve edhe kryeprokurorja Ina Rama. Para saj ka kryer homazhe edhe zv. kryeministri, njëherësh ministër i jashtëm Edmond Haxhinasto.
Rama e Ruci homazhe për nder të Feti Voglit
Ora 12:15- Lideri i opozitës Edi Rama i shoqëruar nga kreu i Grupit parlamentar Gramoz Ruci nderuan Dëshmorin e Atdheut, Feti Vogli. Rama përkulet me nderim përpra trupit të tij.
Ambasadorët homazhe për nder të Voglit
Ora 12:10- Në homazhet për nder të Dëshmorit të Atdheut edhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të BE-së. Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ambasadorja e Anglisë, Fiona McIlwham dhe ai i BE-së Etore Sequi kanë kryer homazhe.
Në homazhe edhe Avokati i Popullit Igli Totozani, ndërsa fill pas tij nderon edhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në ceremoninë homazh edhe ministri i METE, Nasip Naco.
Vijojnë homazhet në Pallatin e Kongreseve
Ora 11:40- Vijojnë homazhet në Pallatin e Kongresit. Miq të afërm, ushtarakë e personalitete të tjerë zhvillojnë homazhe. Ish presidenti Alfred Moisiu përkulet me nderim para trupit të Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli.
Nis ceremonia homazh mbërrin në Pallatin e Kongreseve
Ora 11:10- Kortezhi me trupin e komandantit Feti Vogli mbërriti rreth orës 11:10 në Pallatin e Kongreseve, ku nisi ceremonia zyrtare mortore për “Dëshmorin e Atdheut” që humbi jetën në Afganistan.
Në sallën e Pallatit të Kongreseve janë të pranishëm të afërm, miq e kolegë të kapitenit të ndjerë. Të parët që kanë bërë homazhe përpara trupit të pajetë të “Dëshmorit të Atdheut” kanë qenë ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Xhemal Gjunkshi.
Mbyllet ceremonia mortore familjare e kapiten Feti Voglit
Ora 10:00- Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli është nxjerrë nga banesa e tij për tu nisur drejt Pallatit të Kongreseve, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare mortore. Deri më tani trupi i Voglit kishte qendruar pranë familjes, ku dhe i janë bërë nderimet e fundit nga të afërmit.
Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i kapitenit Feti Vogli
Në orën 03.00 një aeroplan ushtarak i NATO-s ka mundësuar sjelljen në Atdhe të trupit të pajetë të Kapiten Feti Voglit, Dëshmorit të Atdheut, i rënë në krye të detyrës gjatë misionit paqeruajtës në Afganistan.
Arkivoli metalik i mbuluar nga flamuri kombëtar është mbajtur në krahë nga shokët dhe kolegët e të ndjerit, të shoqëruar nga trumpetat dhe vaji i të afërmeve të ushtarakut që qanin me dhimbje humbjen e djalit të tyre.
Në momentin e mbërritjes së arkivolit në bazën ushtarake të Rinasit ishin të pranishëm dhjetëra drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare, shokë dhe kolegë të kapiten Voglit efektivë të batalionit special Berrettat e Kuqe në Zallherr.
Pasi ka lënë Rinasin makina mortore e shoqëruar nga një kortezh i gjatë automjetesh është ndalur për rreth një orë në morgun e spitalit Nënë Tereza.
Në orën 5:40 minuta arkivoli i të ndjerit është futur në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Baldushk, si për tu çmallur me ta, për të fundit herë.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Biografia e kapitenit Feti Vogli VIDEO: Mbërrin në atdhe trupi i Feti Vogli Sulmi në Afganistan, vdes 1 komando shqiptar, tjetri në koma FOTO: Pamje nga mbërritja në Atdhe FOTO: Pamje nga homazhet