Oscar 2012, ‘The Artist’ filmi favorit
TIRANE - Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar 2012, që pritet të zhvillohet të dielën në Los Angeles, kanë nisur parashikimet e para për fituesit.
Momentalisht sipas parashikimeve, filmi “The Artist” i regjisorit Michel Hazanavicius është favorit për të fituar, pasi ndodhet në të paktën 10 nominime.
Në kategorinë, “Aktori më i mirë” favorit është protagonisti i filmit “The Artist”, Jean Dujardin, i cili duhet të mposhtë pretendentin tjetër George Clooney.
Përsa i përket çmimit për “Regjisorin e vitit”, Michel Hazanavicius ka pak shanse të fitojë përballë Martin Scorsese, i cili pritet të rrëmbejë trofeun për filmin e tij “Hugo Cabret”.
Më e vështirë duket gara për “Aktoren më të mirë”, i cili luhet mes veteranes Meryl Streep dhe Viola Davis, protagoniste e filmit “The Help”.
Në lidhje me kolonën zanore më të mirë, flitet për disa këngë pretendente, si: “Man or Muppet” e Bret McKenzie, kolonë e filmit “I Muppets”, kënga “Real in Rio” në filmin e animuar “Rio” dhe kolona zanore e “The Artist”, e kompozuar nga Ludovic Bource.
(er.nu/BalkanWeb)