E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumirë shërbimet falas, për dy muaj pagesat me ligj

Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, projektligji për Sigurimet Shëndetësore pritet të miratohet. Të pasiguruarit do të paguajnë tarifat 100 %

Spitalet

Shërbimi shëndetësor nuk do të jetë më falas në spitale. Tashmë bëhet falë për tarifa zyrtare me ligj, që pacientët e shtruar në spitale do të paguajnë. Barra e rëndë do të bjerë pikërisht mbi ata që nuk paguajnë sigurimet shëndetësore, të cilët do të jenë të detyruar të paguajnë shërbimet që marrin, në masën 100 për qind. Ndërsa personat që janë të siguruar do të kenë detyrimin për pjesëmarrjen në bashkëfinancim për shërbimet shëndetësore, duke përjashtuar grupet vunerable. Kjo u bë e ditur dje, në tryezën e realizuar, me temë “Shtrirja e skemës në spitale, statusi dhe shkalla e autonomise”, ku mori pjesë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, dhe përfaqësues nga qeveria. Sipas tyre, ky ligj për “Sigurimet e Detyrueshme Shëndetësore”, së shpejti do të kalojë në parlament dhe zbatimi i tij do të fillojë brenda 2 muajsh.

Sigurimet dhe paketa

Vetëm shërbimi i urgjencës do të jetë falas për popullatën, ndërsa shërbimet e tjera do të jenë kundrejt pagesës, përjashto kategoritë që janë të siguruara. Në spitalet, që deri më sot kanë ofruar shërbim falas për të gjithë, pas miratimit të këtij ligji, nuk do të ndodhë më kështu. Ndërsa ata që paguajnë sigurimet shëndetësore, do të jenë bashkëfinancues me shtetin për të marrë shërbim. Kështu, sipas projektligjit, kjo do të thotë se, pas llogaritjes që do t’i bëhet kostos së shërbimit, pacienti i siguruar do paguajë një përqindje të vogël. Ndërkohë ai shpjegon se financimi i shërbimeve shëndetësore do të bëhet në formë të paketës të shërbimeve të detyrueshme, përgatitur në bazë të kritereve mjekësore, ekonomike dhe sociale. “Në paketë do të përfshihen shërbime lidhur me kujdesin shëndetësor parësor, të specializuar, kujdesin spitalor, barna, aksesorë, furnizime sekondare dhe kushtet për pagesën e transportit mjekësor”, - bëhet e ditur në projektligj.

Si do të funksionojë sistemi publik shëndetësor sipas projektligjit të ri?

Sistemi shëndetësor

Projektligji synon ndryshimin e statusit ligjor dhe financiar të institucioneve shëndetësore. Institucionet shëndetësore, përfshirë këtu spitalet publike, poliklinikat, qendrat shëndetësore, fitojnë pavarësi reale ligjore e financiare. Ato ruajnë në mënyrë të padiskutueshme karakterin publik. Shteti, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, i krijon, i licencon, i regjistron, i mbikëqyr dhe monitoron cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, ato fitojnë personalitet juridik, kanë llogari të veçantë bankare, duke patur kështu të drejtën për të kontraktuar me Sigurimet Shëndetësore për shitjen e shërbimeve të tyre. Dhe jo vetëm kaq, por këto institucione, me anë të përfaqësuesve ose organizimeve të tyre, kanë të drejtë të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe negociatave, për të gjitha çështjet që lidhen me dhënien e shërbimit shëndetësor dhe të financimeve të tij. Duke vepruar në mënyrë të pavarur, synohet që këto institucione të krijojnë tregun real të shërbimeve shëndetësore, që sjell në mënyrë të padiskutueshme, rritjen e cilësisë dhe zgjerimin e aksesit të popullatës ndaj këtij shërbimi. Projektligji, gjithashtu, synon shndërrimin e ISKSH-së në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Do të jetë një fond i ndarë nga buxheti i shtetit, që do të sigurojë fleksibilitet në financimin e shërbimeve shëndetësore, transparencë në administrim dhe besueshmëri maksimale të të siguruarve që kanë derdhur kontribute pranë tij.

Paketa e shërbimeve të detyrueshme (të rimbursueshme)

Kujdesin shëndetësor parësor

Kujdesin shëndetësor të specializuar

Kujdesin spitalor, barna, aksesorë

Furnizime sekondare, dhe transportin mjekësor

Lista e barnave të rimbursueshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›