Transplanti, në tetor pritet konfirmimi i mjekëve italianë
Viti 2009 nuk do të mbyllet pa kryer edhe një tjetër transplant. Muaji tetor do të jetë fatsjellës për një tjetër pacient kronik me veshka. Ndërsa është krijuar një bazë të dhënash për pacientët me probleme të veshkave dhe ata të cilët kërkojnë të bëjnë transplant, me përparësi janë parë moshat pediatrike.
Edhe personi i dytë që do të transplantohet do të jetë një fëmijë. Analizat janë kryer, dhuruesi është gjetur dhe çiftet e përputhshmërisë, mes dhuruesit dhe pacientit që do të transplantohet janë të standardeve të duhura. Dhuruesi edhe këtë herë është prind. Salla e kirurgjisë në shërbimin e urologjisë është gati, po ashtu edhe mjekët, të cilët do të kryejnë ndërhyrjen, zotërojnë të gjitha aftësitë e nevojshme, pacienti është në listë pritjeje dhe gjithçka e nevojshme është bërë gati.
Lajmi është konfirmuar nga qendra spitalore universitare "Nënë Tereza", shërbimi i nefrologjisë.
Operacioni
Këtë herë operacioni do të kryhet nga mjekët shqiptarë nën asistencën e mjekëve italianë. Kjo është e parashikuar në marrëveshjen që shteti shqiptar nënshkroi me shtetin italian. Pas asistencës së tyre në trajnim, asistencë në realizimin e ndërhyrjes, asistencë me pajisje mjekësore, me eksperiencë dhe me fonde tashmë projektit mes dy vendeve i ka ardhur fundi.
Menjëherë pas realizimit të transplantit të dytë, mjekët shqiptarë do të duhet ta vazhdojnë rrugën vetë. Sakaq, afati për realizimin e ndërhyrjes është vendosur muaji tetor, por një datë fikse do të referohet nga specialistët menjëherë pas konfirmimit të mjekëve italianë. Pasi ata të dërgojnë shkresën se cilat janë datat kur mund të jenë në Tiranë për të dhënë asistencë gjatë ndërhyrjes, Ministria e Shëndetësisë, bashkë me qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" do të bëjnë publike dhe datën e saktë se kur do të realizohet ndërhyrja.
Transplantet
Ashtu siç është deklaruar edhe më parë do të jenë nga 4 deri në 5 pacientë në vit të cilët do të kryejnë transplante në vendin tonë. Kjo kosto mendohet se do të përballohet nga buxheti i shtetit. Bazë për përzgjedhjen e pacientëve do të jenë disa kritere, kryesorja do të jetë mosha, përputhshmëria e të dhënave mes dhuruesit të veshkës dhe pacientit që do të transplantohet, si dhe pacientë të klasifikuar si me "prioritet".
Sipas të dhënave, tashmë në të gjitha spitalet e vendit është në punë e sipër krijimi i rrjetit të të dhënave për pacientët uremik, pacientët me probleme të veshkave sipas stadit të sëmundjes. Një regjistër i veçantë ndodhet në shërbimin e nefrologjisë në QSUT, për të gjithë ata pacientë të cilët duan të realizojnë një transplant.
Pacientja e parë që është futur në sallën e operacionit për transplantimin është Mitilda Gode, 19-vjeçarja ka një veshkë të re.
Operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm. Vajza dhe babai i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderojnë stafin për punën. Ekipi i mjekëve shqiptarë, përbëhej nga 6 neurologë, 3 imunologë dhe 5 nefrologë, dhe asistohet nga 3 mjekë italianë të klinikës së Barit. Transplanti i parë është realizuar për herë të parë në cilësinë e kësaj lloj kirurgjie. Është shumë e mirëpritur nga dhjetëra pacientë që preken nga sëmundjet e rënda të veshkave.