E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Kuzhese FSHF shyrton kandidaturat

Largimi i Josip Kuzhe ka lënë bosh vendin e trajnerit në pankinën e kombëtares së Shqipërisë, ndërkohë që Federata e Futbollit, më saktë presidenti i saj Armand Duka, i cili ka dhe ekskluzivitetin për zgjedhjes, po shqyrton kandidaturat e mundshme si pasaardhës së kroatit. Në deklaratën e fundit për mediat numri një i qeverisë së futbollit në vend nuk ka përmendur emra, por sidoqoftë ka dhënë disa nga karakteristikat që duhet të plotësojë trajneri i aerdhshëm kuqezi. 

E para është qëndrimi në Shqipëri, një edukatë që u konsolidua me Kuzhen, ndërsa kushti i dytë dhe më i rëndësishmi sipas Dukës është energjia e personit që do të marrë përsipër drejtimin e përfaqësueses. Në pritje të marrjes së vendimit, Duka përballet me dyzimin nëse trajneri i ardhshëm do të jetë i huaj apo shqiptar. Nëse presidenti i FSHF-së vendos t’i japë fund ‘dashurisë’ me teknikët e huaj, atëherë me shumë mundësi në stolin kuqezi do të ulet Besnik Hasi. Ish-kapiteni i kombëtares prej gati pesë vjetësh mban postin e zëvendëstrajnerit të Anderleht, ndërsa parakalon emrat e tjerë të njohur në skuadrës kuqezi në vite si Bledar Kola apo Rudi Vata.

Por nëse Duka vendos t'i besojë sërish një tekniku të huaj atëherë lista është më e gjatë. Në tavolinë janë CV-të e Srecko Katanec, Ervin Koeman dhe Slatko Kranjcar. Tre emra shumë të njohur, por në krye të listës është hollandezi, i cili vetëm pak ditë më parë ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Utrecht. Në pritje të trajnerit të ri, një gjë është e sigurt: Duka duhet të vendosë shpejt pasi kombëtares së Shqipërisë i duhet një teknik në prag të dy miqësoreve të nëntorit kundër Azerbajzhanit dhe Maqedonisë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›