"Rebelimi" i Preç Zogajt
I bashkoi dhe i ndau i njëjti ideal. Pakënaqësia e përbërjes së listës së 140 kandidatëve demokratë, detyroi ish-deputetin e PD-së në Qarkun e Lezhës, Preç Zogaj t‘i bashkohet Partisë Ligj për Drejtësi të Spartak Ngjelës në zgjedhjet e 28 qershorit.
Pasi rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai i pritshëm për ish-deputetin Zogaj, mësohet ai do t‘i bashkohet një nisme që pritet të marrë jetë brenda të djathtëve të pakënaqur dhe kritikëve ndaj Partisë Demokratike. Kapërcimi i Zogajt në partinë e Spartak Ngjelës erdhi pas sinjaleve për mosvendosjen e emrit të tij në një zonë të sigurt në Qarkun e Lezhës. Kryesia e vogël e PD-së, e kishte planifikuar emrin e Zogajt në listën e kandidatëve për deputetë në Shkodër, i renditur i shtati në listë. Përplasja mes Preç Zogajt dhe përfaqësuesve të lartë të Partisë Demokratike, u pa qartë edhe gjatë leximit të listës së 140 kandidaturave nga Kryeministri Berisha.