E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehi, i djathti kundër së "djathtës‘

Retrospektiva e biografive politike të ish-bashkëpunëtorëve të Sali Berishës dhe divorceve të bujshme, sollën largime të shumta në radhët e PD-së. Një prej tyre ishte edhe Dashamir Shehi, i njohur si një ndër figurat e spikatura të PD-së, që në vitet e para të themelimit të kësaj partie. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese gjatë qeverisjes së PD-së. Në vitin 1997 është larguar nga kjo parti, pas promemories ku ai propozoi dorëheqjen e qeverisë, në kulmin e krizës së vitit 1997. Largohet nga PD-ja dhe për katër vite nuk është më deputet në Parlament. Gjatë kësaj kohe ai angazhohet në formacionin politik "E djathta e bashkuar", ku ishin pjesëtare disa parti të djathta, ndër të cilat edhe PR-ja. Në vitin 1999, në momentin kur Genc Pollo shkëputet nga PD-ja dhe krijon PDR-në, Dashamir Shehi i bashkohet kësaj partie. Në zgjedhjet e fundit, si kryetar i LZHK-së, Shehi bëri pjesë në koalicionin "Poli i Lirisë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›