Topalli për dosjet “Kontrolli të fillojë nga unë”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Verifikimi të nisë nga Kryetari i Parlamentit e të vazhdojë me të gjithë zyrtarët e lartë dhe kryetarët e partive politike. “Personalisht, mbroj fort idenë që edhe politikanët që janë verifikuar 2 apo 3 herë edhe nga PS edhe nga PD, të riverifikohen“
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli vlerëson deklaratën e kryesocialistit Edi Rama për hapjen e dosjeve, duke e konsideruar atë si një ndyshim qëndrimi. Topalli ka pohuar dje se ligji për hapjen e dosjeve duhet të jetë me tolerancë zero ndaj çdo oficeri apo spiuni të Sigurimit të Shtetit. Sipas saj, nuk mund të ketë të ardhme, nëse, fillimisht, nuk dënohen ata që kryeparlamentarja e quajti rrjeti i Gestapos . Topalli pranoi hapjen e dosjeve për çdo anë, madje, pohoi se është e gatshme që verifikimi të fillojë prej saj. Lidhur me dy çështjet që ndajnë socialistët dhe demokratët, Topalli tha se është e rëndësishme që ata që janë verifikuar një herë, të riverifikohen. Partia Socialiste në draftin e saj kërkon që të përjashtohen nga verifikimimi të gjithë ata persona që janë verifikuar një herë si dhe të mos u ndërpritet mandati atyre që rezultojnë me dosje, sepse, sipas tyre, kjo përbën shkelje kushtetuese. Por PD është kundër këtij qëndrimi. Sipas saj, duhet riverifikim për çdokënd dhe ndërpjerje mandati.
Reagimi
“Unë përshëndes ndryshimin e qëndrimit të shprehur nga zoti Rama dhe shpresoj shumë të jetë kështu, dhe të mos jetë demagogji, por kjo sigurisht do të provohet në sallën e Parlamentit. Gjithmonë kam besuar se ky ligj duhet të jetë një ligj me "tolerancë zero" ndaj çdo oficeri dhe spiuni të Sigurimit te Shtetit, pa klauzola lehtësuese, pra një ligj me një nen, po të ishte për mua”, - tha dje Topalli. Sipas saj, pa çrrënjosur nga jeta publike rrjetin e "Gestapos" shqiptare, ky vend nuk ka të ardhme në Evropë. Lidhur me procedurat e verifikimit, kryeparlamentarja pohoi se është parim bazë dhe e ka përsëritur edhe herë tjetër që verifikimi të nisë nga Kryetari i Parlamentit e të vazhdojë me të gjithë zyrtarët e lartë dhe kryetarët e partive politike. “Personalisht mbroj fort idenë që edhe politikanët që janë verifikuar 2 apo 3 herë, edhe nga PS edhe nga PD, të riverifikohen. Duke votuar dhe firmosur këtë ligj, si deputete dhe Kryetare e Kuvendit, do të jetë një ditë kur do të jem krenare se po i bëj një shërbim të madh vendit tim për t u ndarë njëherë e mirë nga e kaluara që ka qenë nga më të egrat”, - tha ajo. Dy ditë më parë, i pyetur për qëndrimin e PS-së lidhur me dosjet, Rama tha se më shumë se 2 vjet më parë, socialistët kanë depozituar një propozim konkret për këtë çështje, e cila hyn e del nga sirtari i shërbëtores Jozefinë sa herë i duhet Kryeministrit dhe padronit të saj, që të spostojë vëmendjen e publikut. “Më shumë se 2 vjet më parë, ne e kemi hedhur një hap, jo me fjalë, por me një propozim konkret dhe nga ana tjetër theksoj se edhe ky aspekt i ndarjes me të shkuarën, nuk është problem i Partisë Socialiste, por është problem i Partisë Demokratike. Nuk do të ishte keq që ata që flasim më shumë për këtë, duke filluar nga spikerja e Kuvendit, të hapin dosjen e tyre dhe të tregojnë se nuk kanë të bëjnë me këtë ligj, apo nuk kanë të bëjnë me këtë të kaluar”, - tha ai. PS dhe PD kanë nisur një debat të nxehtë për këtë çështje, por edhe pse kanë diskutuar gjatë ende nuk kanë arritur në një draft konkret dhe konsensual. Në sesionin e kaluar parlamentar u duk sikur dy partitë e mëdha arritën konsensusin për këtë çështje, por gjithçka u rrëzua në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ligjeve. Debati vazhdon ende, ndërsa PD shpreson në konsensusin e socialistëve. Madje relatori i këtij drafti, Aldo Bumçi, ka pohuar se një nga arsyet që PD e shtyu këtë draft për sesionin e ri është pikërisht dëshira për ta kaluar atë me konsensus.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008