E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria i jep 82 milionë lekë Agjencisë së Informacionit

Autori i Lajmit: red.
Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI) në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri “Shpenzime për investime”, do t i shtohet fondi prej 82. 000 000 (tetëdhjetë e dy milionë) lekësh, për pagesën e kostos lokale dhe për investime në fushën e teknologjisë së informacionit. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shtesë fondi në buxhetin e vitit 2008, për AKSHI-in, e cila do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›