Largimi nga puna; Kërkesa, 37 punonjës hedhin në gjyq TV Arbërinë
Një grup prej 37 punonjësish i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë-padi, me anë të së cilës kërkonin rikthim në punë. Grupi paditës, pjesa më e madhe e të cilëve gazetarë prej vitesh, padisin TV Arbërinë, pasi i ka larguar masivisht nga puna, duke i nxjerrë në rrugë të madhe dhe duke i vënë kyçin këtij televizioni. Madje, grupi i gazetarëve nuk e ka lënë zgjidhjen vetëm në rrugë gjyqësore, pasi pasditen e djeshme kanë protestuar të mbështetur nga Unioni i Gazetarëve dhe MJAFT. Gazetarët e TV Arbërisë, por edhe stafi tjetër i këtij televizioni kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi tek autoritetet e larta shtetërore, duke e nisur protestën e tyre para Kryeministrisë dhe Kuvendit.