E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE tryezë për hartën zgjedhore

13/02/2005  OSBE-ja do të sjellë një mision të posaçëm për të vazhduar punën për hartën zgjedhore të Shqipërisë. Ky mision i drejtuar nga belgët Bertrand de Kombruxhe dhe këshilltari i tij Timon Salomonson, pritet të mbajnë një tryezë, që do të mblidhet më 15 shkurt. Sipas burimeve pranë institucionit ndërkombëtar, në këtë tryezë, përveç dy forcave kryesore të politikës, do të jenë pjesëmarrës dhe partitë e tjera si Lëvizja Socialiste për Integrim, LZHK-ja dhe grupe të tjera politike. Institucioni ndërkombëtar i OSBE-së gjatë dy-tre muajve të fundit ka synuar të gjejë gjuhën e përbashkët mes forcave politike për reformën zgjedhore. Tryeza e 15 shkurtit duket se do të jetë tentativa e fundit e përfaqësuesve të lartë të OSBE-së për të bindur forcat politike në vend rreth hartës zgjedhore, në një kohë që disa forca politike pretendojnë dhe rishikim të Kodit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›