Majko në Kroaci për integrimin në NATO
13/02/2005 Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, i ka shprehur homologu të tij kroat, Berislav Rongevig, besimin për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve të Kartës së Adriatikut, për integrimin e tyre në strukturën e NATO-s. Kërkesa për një koordinim të përjekjeve për integrim në NATO nga ministri Majko është bërë në konferencën e 14-të të Politikave të Sigurimit, e cila zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Majko i ka parashtruar homologut kroat "organizimin e një takimi të përbashkët të tre ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, në muajin mars 2005, për të iniciuar procesin e dialogut e bashkëpunimit midis vendeve të Kartës së Adriatikut dhe tre vendeve Balltike: Lituani, Letoni dhe Estoni, në funksion të instrumentalizimit të një bashkëveprimi të të gjithë vendeve". Nga ana e tij Rongevig ka shprehur gatishmërinë e palës kroate për koordinim të përpjekjeve të përbashkëta për integrim në NATO. Gjithashtu, ministrat Majko dhe Rongevig, kanë shkëmbyer mendime rreth gjendjes së sigurisë në rajonin e Ballkanit.