E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga një 58-vjeçar, kreu vepra të turpshme

Tiranë - Forcat e Komisariatit të Policisë së Kavajës arrestuan mbrëmë shtetasin Idriz Hoxha, 58 vjeç, lindur e banues në fshatin Okshtun të Komunës Lekaj, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale të “kryerjes së veprave të turpshme” me dy minorenë. Hetimet ndaj 58-vjeçarit Hoxha nisën pas kallëzimeve penale të bëra nga prindërit e minorenëve, të cilët deklaruan se shtetasi Idriz Hoxha ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në fshatin Okshtun, duke kryer kështu vepra të turpshme me ta, - bënë të ditur dje burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së Kavajës. Mësohet se aktet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi po shqyrtohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë. I arrestuari pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›