E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet vaji disulfurik, normalizohet lëvizja Kukës-Prizren



KUKËS - Lëvizja e njerëzve, mjeteve e mallrave në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, është normalizuar plotësisht që prej mbrëmjes së martë dhe gjatë paradites së mërkurë, pas largimit të tre boteve nga dogana e Vërmicës (Kosovë). Drejtori i Doganës së Morinit, Gëzim Cengu, tha dje se "gjatë orëve të mëngjesit të së mërkurës, përmes kësaj dogane kanë kaluar për në Kosovë rreth 17 mjete me rreth 80 persona, si dhe 6 automjete me mallra. Dy ditë më parë lëvizja përmes kësaj dogane u pezullua për më shumë se 10 orë nga pala kosovare për shkak të bllokimit të tre autoboteve të ngarkuara me lëndë helmuese, që kishin hyrë në Kosovë nga Maqedonia. Ngjarja shkaktoi shqetësim për faktin se dy doganierë të Vërmicës janë asfiksuar pasi njëri nga botet ka patur rrjedhje. Ngjarja shkaktoi shqetësim edhe te banorët e qytetit të Kukësit për shkak se matanë kufirit ishin të bllokuar 3 autobusë me fëmijë nga shkollat e qytetit, që kishin shkuar për vizitë në Prizren.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›