E Hënë, 2 Nëntor 2026

Larson: Kthehem sezonin tjetër

02/03/2005  Sulmuesi suedez, Henrik Larson, ka përgënjeshtruar zërat e shumtë mediatikë, për një rikthim të mundshëm me Barcelonën, pa u mbyllur ky sezon. Larson, për momentin është duke iu nënshtruar rekuperimit prej një dëmtimi serioz që ai ka pësuar në gju. Këtë vuajtje, ai e ka kujtim, qysh prej takimit me Real Madrid që është zhvilluar në nëntorin e kaluar. Në fillim, sipas deklaratave të mjekëve u bë e ditur se sulmuesi veteran e kishte mbyllur aktivizimin me Barcelonën për këtë sezon, por së fundmi ka ndodhur krejt e kundërta. Në spekullimet e fundit bëhet e ditur se, ai mund të rikthehet në muajin maj. E megjithatë, ka qenë vetë Larson, i cili menjëherë i ka hedhur ujë zjarrit të spekullimeve, duke deklaruar se nuk ka asnjë shans që ai të rikthehet në fushë po gjatë këtij sezoni. Në fakt, suedezi po i nënshtrohet disa seancave stërvitore mjaft aktive dhe sigurisht, do të ishte mjaft i kënaqur për ta riveshur sërish fanelën e katalanasve. “Unë i jam nënshtruar dy seancave stërvitore çdo ditë, ka thënë sulmuesi 33- vjeçar. Në mëngjes, unë zakonisht bëj vrapime të gjata, si pranë kodrave, edhe në rërën e plazhit. Ndërsa, në periudhën e pasdites, unë filloj të merrem në palestrën e forcës dhe më pas vrapoj edhe në fushën e blertë. Pavarësisht si po ecin gjërat, unë nuk stresohem aspak dhe madje, mund të them se për sezonin tjetër do të jem më se i gatshëm për të luajtur. Sigurisht, mezi pres që të luaj, por njëkohësisht, unë e di se ky është një dëmtim serioz dhe periudha e rekuperimit ka për të zgjatur, para se unë të rikthehem përsëri”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›