Sheva riaftësohet në Egjipt
02/03/2005 Humori i sulmuesit të Milanit, Andrei Shevçenko, është në përmirësim të ndjeshëm dhe aspekti psikologjik, në dëmtime si ai i ukrainasit, është themelor. Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit kanë bërë të pamundurën për t’i krijuar një situatë sa më të favorshme lojtarit, i cili ka preferuar të vazhdojë riaftësimin e tij jashtë Italisë. Sheva duhet të kalonte disa ditë pushim në Spanjë, por klima e ashpër e vendit iberik e ka detyruar ukrainasin të zgjedhë Egjiptin. Lojtari duhet të jetë gati për sfidën e 20 marsit, kundër Romës, ndërkohë që do të jetë gati për ndeshjen e Ukrainës, në 30 mars. Trajneri ukrainas, Oleg Bllohin, deklaron se do t’i lërë gjithë kohën e nevojshme Shevës: Këtë radhë ishte një dëmtim me të vërtetë serioz, ndaj Sheva duhet të mendojë vetëm për t’u shëruar plotësisht”.