E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çështja “Cana“ pret të enjten

02/03/2005  Problemet e lindura ndërmjet futbollistit tonë, Loriok Cana dhe trajnerit të Bastias vazhdojnë të zënë faqet e shtypit francez

Edhe pse ka katër ditë që konsumohet nga shtypi francez, “çështja Cana-Çikolini” vazhdon të zërë faqet e para të shtypit francez. Ofendimi i lëshuar nga trajneri i Bastias, Fransua Çikolini në drejtim të mesfushorit tonë, që aktivizohet në rradhët e PSG-së, gjatë ndeshjes së kampionatit francez, fundjavën e kaluar, nga të gjithë në një farë mënyre është konsideruar si tepër e ashpër, tepër fyese për futbollistin. Dhe mbi të gjitha konsiderohet edhe me tone raciste. Gjithsesi, do të jetë e enjtja, ajo që do të mbledhë Komisionin e Disiplinës të Ferderatës Franceze, e cila do të japë edhe vendimin përfundimtar për problemet e mësipërme.

Si lindi konflikti

Gjithçka ka lindur në takimin e së shtunës së kaluar, në ndeshjen ndërmjet PSG-së dhe Bastias. Takimi ishte i vlefshëm për kampionatin francez. Dhe më saktë, akoma, “rrëmuja” ka nisur në minutën e 78-të, kur mesfushori ynë, ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj njërit prej futbollistëve të Bastias. Një veprim, që për trajnerin e Bastias, është konsideruar shumë i gabuar, aq sa ka ndërhyrë energjikisht, duke ofenduar tepër rëndë mesfushorin e PSG-së, Lorik Cana. Ai i është drejtuar Canës me fjalët “Shqiptar m…”. kjo fyerje, nuk është pritur aspak mirë nga Cana, i cili, ka rendur drejt trajnedrit të Bastias dhe ka qenë bankina e PSG-së që ka shmangur një konfrontim fizik.

Vlerësimi dhe pasojat

Të paktën nga komentet e shtypit francez, ky ofendim i lëshuar në adresë të mesfushorit të PSG-së i kalon thjesht të qenurit një ofendim apo fyrje. Madje, mjaft gazeta e kanë cilësuar si një shprehje raciste, atë të lëshuar nga trajneri i Bastias. E menjëhershme ka qenë edhe ndërhyrja e organit më të lartë të futbollit në Francë. Sigurisht, duke marrë parasysh ato çfarë janë parë dhe ato çfarë janë thënë, ai që rrezikon më shumë është trajneri i Bastias, i cili edhe pse ka kërkuar falje, vështirë se do të dalë i pa lagur nga kjo histori. Të paktën 10000 euro gobë dhe 2 muaj skualifikim mund t’i kushtojë ajo shprehje trajnerit të Bastias.

Reagimi i Çikolinit

Edhe trajneri i Bastias është penduar shpejt për shprehjet e tij dhe nuk ka vonuar t’i kërkojë të falur mesfushorit tonë nëpërmjet telefonit. Sipas tij, ai ka biseduar me Lorikun dhe është marrë vesh me të.”Unë i kam kërkuar sinqerisht të falur Canës. Unë kam biseduar me të nëpërmjet telefonit dhe ai më ka kuptuar drejt. Ai më ka thënë mua, se incidenti është i mbyllur“

Reagimi i FFF-së

Edhe Komisioni i Disiplinës i Ligës Franceze (LFP), që do të mblidhet nesër ka thënë të tijën. Ka qenë presidenti i saj, Zhak Riolaçi, që ka folur për Agjensinë Franceze të Lajmeve AFP. “Ky është një rast i veçantë për Komisionin e Disiplinës. Delegati i ndeshjes, na ka raportuar se trajneri i Bastias ka lëshuar një fyerje në drejtim të mesfushorit shqiptar të PSG-së, Lorik Cana, që kishte lidhje me kombësinë e tij, pas faullit të shkaktuar pikërisht nga Cana në drejtim të Konombo. Ne jemi informuar nga delegati i ndeshjes në mënyrë verbale”

Reagimi i Lorik Canes

Reagimi Canës në momentin e fyrjes ka qenë i menjëhershëm dhe ai është drejtuar nga bankina e Bastias, për të kërkuar llogari. Ndërkohë, kjo i takon reagimit në fushë. Jashtë fushës, Cana është marrë vesh me trajnerin e Bastias, i cili i ka telefonuar të hënën në mëngjes. Cana i ka pranuar të falurat e trajnerit Çikolini, por ka theksuar se është Komisioni i Disiplinës që ka fjalën i fundit. “Edhe pse ai më ka ofenduar rëndë dhe kjo është e patolerueshme, unë i kam pranuar të falurat e tij. gjithsesi, është Komisioni i Disiplinës që do të vendosë”

Të dy së bashku në komision

Sipas lajmeve të bëra publike në faqen e internetit të klubit parizien, të dy protagonistët kryesorë të ngjarjes, Lorik Cana dhe Fransua Çikolini do të paraqiten nesër në orën 18.00 në Komisionin e Disiplinës, nga ku do të merret vendimi përfundimtar. Gjithsesi, Cana ka pranuar se pas vendimit të Komisionit, të dy së bashku do të pijnë diçka në një restorant. “Ne i kemi premtuar njëri-tjetrit, se do të pijmë nga një gotë verë së bashku, pasi të dalim nga Komisioni”, ka specifikuar, Lorik Cana.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›